Dy gjykatës nga Gjykata e Apelit në Gostivar kanë zgjidhur lëndët me boksa, shkruan portali Dosie. Sipas informacioneve të këtij portali, bëhet fjalë për gjykatës shqiptarë të cilët të mërkurën e kaluar kanë filluar një zënkë të ashpër verbale në gjykatë, lidhur me vendosjen për disa lëndë.
Zënka është ashpërsuar aq shumë, sa që me një rast njëri gjykatës ka filluar të sillet dhunshëm dhe e ka sulmuar kolegun e tij më të moshuar, duke e goditur në kokë dhe në fytyrë. Gjykatësi i rrahur ka dalë nga gjykata i shqetësua dhe i mavijosur në fytyrë.
Rrahja ka përfunduar shpejtë sepse kanë qenë prezentë edhe të punësuar tjerë, që e kanë penguar dy gjykatësit të rrihen më tepër.
Gjykatësi që e ka sulmuar kolegun më të moshuar, sipas burimeve të Dosie edhe më herët ka qenë i denoncuar për sjellje të dhunshme, rrahje, pjesëmarrje në tentim për vrasje, mobing ndaj punëtori në gjykatë. Institucionet tani për tani heshtin për këtë incident të madh në gjykatën në Gostivar.