Kryeministri Zoran Zaev prej foltores së Kuvendit ka thënë sot se gjithkush nga cilado parti qoftë do të përballet me ligjin.
Ai madje ka shprehur keqardhje që nuk u arrit marrëveshje për pushtetin ekzekutiv, duke aluduar në partinë e Selës, Aleanca për shqiptarët.
“Të mos tentojë dikush të ndikojë në institucionet. As që kam menduar as edhe marrë ndonjë informacion për urgjencë në institucionet e drejtësisë. Pa dallim cilës parti i takon do të përballet me ligjin”, ka thënë Zaev.