Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi, ku një vajzë 17 vjeçare ka shitur fëmijën e saj për 6 mijë lira që nëse konvertohen në euro i bije mbi 1300 euro.
17 vjeçarja kishte shkuar nga Adana në Antalja për të punuar. Aty ajo kishte kaluar një histori dashuri me një shokun e saj dhe pasi ka përfunduar sezoni është kthyer në shtëpi, ku ka kuptuar edhe se është shtatzënë.
Ajo ja ka shpjeguar situatën të dashurit, por ai nuk e ka pranuar që ta mbajë fëmijën, kështuqë ajo bën plan që fëmijën ta lindë dhe të fitojë edhe para.
17-vjeçarja takohet me një çift që kishte 14 vjet pa fëmijë dhe bien dakord për 6 mijë lira, dy muajt e fundit të shtatëzanisë ajo i kalon në shtëpinë e çiftit.
Pas lindjes së Umut Hasanit ajo merr vetëm 500 lira dhe i kërcënon që do t’i denoncojë nëse nuk i japin paratë.
Çifti vendos më pas vendos që të shkojë në polici dhe të shpjegojë pazaret që kishin bërë.
17 vjeçarja më pas është arrestuar.