Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka informuar se sot është ngritur padi e re penale kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ku ai akuzohet për mitmarrje në vlerë prej 200 mijë eurove. Sipas MPB-së, Zaev ka keqpërdorë pozitën zyrtare për privatizim të një toke në Strumicë.
Hapja e këtij procesi ka ngjallë dilema në opinion mos ndoshta policia po bëhet gati sonte të arrestojë Zaevin, raporton “Lajmpress.com” .