Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionFatjona Abdullahi: Nëse injoranca është turp, akuzat e pabaza janë vula e...

Fatjona Abdullahi: Nëse injoranca është turp, akuzat e pabaza janë vula e turpit! (FOTO)

Nëse injoranca është turp, akuzat e pabaza janë vula e turpit!
Pseudoportalet dhe turma që ndjek teatrin e budallait që hedh gurin në lumë, për fat të keq janë reflektim i situatës në të cilën jemi ne si popull. Për më tepër, orvatja për të eksperimentuar me nivelin e ironisë dhe sarkazmës së tyre në tentativë, është për keqardhje dhe kontradiktore në raport me atë që duan të duken, por nuk janë…
Vërtet nuk paska njerëz më të verbër se ata që NUK DËSHIROJNË të shohin, në veçanti, nuk paska verbëri më të madhe se ajo që vjen kur sheh shkëlqimin e suksesit të atij që punon, investon dhe i përkushtohet një misioni progresiv në të mirë të shoqërisë, përkushtim i cili më pas i kthehet me nderime dhe mirënjohje nga ata që dinë të vlerësojnë kontributin dhe angazhimin intelektual, siç ndodhi së fundmi me laureimin e Rektorit të Universitetit të Tetovës.
Vras mendjen, ku na paskëshin qenë deri më sot gjithë këta njerëz të ditur, të zgjuar dhe me kulturë aq të thellë gjuhësore që me shumë kompetencë japin konkluza të tipit: nuk duhet të jetë “kështu”, por “ashtu”, kur bëhet fjalë për përdorimin korrekt apo të gabuar të pronorëve JUAJI dhe JONA?… Në cilën literaturë shkencore bazohen dhe kujt po mundohen t’i shesin mend?
Mosdija për një gjë, nuk do të thotë se ajo gjë nuk ekziston, prandaj më mirë do të ishte sikur kjo mosnjohje e rregullave të drejtshkrimit të inicionte një hulumtim pak më të thellë për të kuptuar gjërat që duhet t’i kishin mësuar që në klasë të tretë…
Por, te ne është ndryshe. Si gjithmonë jemi të gatshëm për të sulmuar gjithçka që nuk kemi aftësi dhe kapacitet të mjaftueshëm për ta kuptuar, ndërsa për t’u zhytur edhe më në llumin e injorancës, luajmë rolin e kompetentit, të pavetëdijshëm se sa profanë jemi!
Me ngut po kaloj në anën tjetër dhe domosdoshmërisht ndërroj vetën e ligjërimit, për të kaluar përtej një grupi të cilit nuk i përkas, por që fatkeqësisht i përket pjesa më e madhe e shoqërisë; të gjithëdijshmit e asgjësë! Druaj se edhe pas kësaj buje kaq të madhe, ende nuk keni kuptuar se si duhet të përdoren këta përemra pronorë, por mos u mërzisni, se edhe ashtu nuk ju duhen normat gramatikore, juve që bëni be e rrufe për portalet e famshme që ju iluminojnë rreth fustaneve të fundit të nuses së filanit e që jua ushqejnë shpirtin çdo ditë, me shund e me kiç…
Nëse mendoni se do të dukeni më të zgjuar duke hedhur baltë mbi punën e dikujt, e cila bazohet në norma dhe parime të vendosura para gjysmë shekulli tashmë, vetëm po “e mashtroni lukthin tuaj” dhe kujdes se mund të dëmtoheni duke përtypur flluska sapuni!!!
Universiteti i Tetovës është institucion serioz dhe puna kolosale që është bërë e po bëhet për këtë universitet, tashmë është vlerësuar edhe përtej kontinentit, kështu që nuk ia vlen të diskutohet për lajme mëhallash me të cilat vrasin kohën të papunët…
Titulli vazhdon të jetë yni ashtu sikurse edhe krenaria është jona! Ndërsa, për ata që janë shkolluar në këtë tempull diturie, kanë shqelmuar analfabetizmin me çdo hap që kanë hedhur drejt dyerve të universitetit dhe sot mundohen të përbaltin punën e shenjtë të Universitetit të Tetovës, s’mund të them gjë tjetër përveç: Zot, fali se nuk dinë ç’bëjnë!
Fatjona Abdullahi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!