Dukshmëri të zvogëluar prej 100 deri në 150 metra për shkak mjegullës ka në aksin rrugor Katllanovë – Veles, Negotin, Demir Kapi dhe Strugë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Prej atje theksojnë edhe se në vendet më të larta dhe malore rrugët janë vende vende të lagështa, ndërsa në akse të caktuara të cilat kalojnë nëpër qafa malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla.
Komunikacioni në të gjitha rrugët në vend po zhvillohet rrjedhshëm kryesisht nëpër rrugë të thata.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me kushtet e rrugës.