Dy qytetarë të Podgorcës njëri i punësuar në policinë pyjore ndërsa tjetri në shkollën fillore të Llabunishtit kanë falsifikuar një mal me dokumenta për të marr në këste telefona celular informon policia.
Sipas SPB-Ohër, për shkak se ekziston dyshimi për kryerjen e veprave penale “Falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim fotografi me përmbajtje të pavërtetë “, stacioni policor nga Struga paraqiti kallëzim penal kundër D.I (30) punonjës të Policisë Pyjore në Strugë dhe R.A. (37), i punësuar në një shkollë fillore në fshatin Labunishta, të dy nga fshati Podgorca e Strugës.