Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAdili: Miku im Ziadin Sela, mos tolero të përdoresh nga Zaevi!

Adili: Miku im Ziadin Sela, mos tolero të përdoresh nga Zaevi!

Ligji mbi perdorimin e gjuheve, per te cilin thua se do te qendrojsh ne qeveri deri sa te votohet nga Sobrania e IRJM-se, nuk eshte ligj i gjuhes shqipe, siq te pelqen ty ta quajsh, por eshte ligj mbi perdorimin e gjuheve te minoriteteve ne IRJM, gje qe do te thote se nuk eshte ligj qe e zyrtatizon dhe as nuk e barazon gjuhen shqipe me gjuhen maqedone.
Prandej, miqesisht te zygjeroj qe urgjentisht te terhiqesh nga qeveria dhe te mos tolerojsh edhe ne te ardhmen te perdoresh nga Zaev dhe…..

Zyrtarizimi dhe barazimi i gjuhes shqipe arrihet vetem me federalizimin e IRJM-se sipas modelit te Belgjikes, gje qe do te thote se, ashtu si Belgjika qe eshte shtet i flamaneve dhe valoneve, edhe IRJM te jete shtet i maqedoneve dhe shqiptareve, si dhe, ashtu siq gjuhe zyrtare e Belgjikes (shtet binacional) jane gjuha flamane dhe valone, edhe gjuhe zyrtare e IRJM-se (shtet binacional) te jete gjuha maqedone dhe gjuha shqipe.

Miku im, Ziadin Sela!

Kete ide te sipercekur, te cilen une e kam shpalosur si domosdoshmeri te kohes…, te cilen dikur (kur Zaev ishte ne opozite) ia kam shpalosur (permes nje letre publike) edhe Zaev-it, e kam degjuar shpesh edhe nga Ti gjate fushates elektorale, prandej miqesisht te zygjeroj te hidhesh ne veprim….
Ne te kunderten e kesaj, nese Ti do te vazhdojsh edhe ne te ardhmen te shkojsh pas karroces Zaev-Ahmeti, po te paralajmeroj se, une do te jesha i detyruar qe, te bashku me shume intelektuale (te cilet, ashtu si partite e tjera – iu thençin shqiptare, nuk i keni afruar) ta formojme partine tone te re,
ne programin e te ciles minimumi i minimumit do te jete:
IRJM – SHTET BINACIONAL,
IRJM – SHTET I MAQEDONEVE DHE I SHQIPTAREVE.
Gje kjo qe une aspak nuk e deshiroj te ndodhe, sepse jam shume i vetedijshem se shkaperderdher potenciali kombetar, gje kjo qe, ne te gjitha takimet e mia (3 mujore) ua kam bere te ditur te gjithe miqeve te mi nga Kumanova e deri ne Manastir, te cilet me kane kerkuar dhe vazhdojne te me kerkojne qe une ta themeloj partin e re, madje ma kane propozuar edhe emertimin e partise:
PARTIA E PROGRESIT KOMBETAR (PPK).

Kerçove, me 25 Dhjetor 2017

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!