Aleanca për Shqiptarët do të braktisë Qeverinë, sapo të votohet Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Kjo u theksua nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela.
“Do të përkrahim të gjitha ligjet që janë në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të debllokimit të proceseve eurointegruese.
ASH nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve dhe goditjeve të ulta. Dotë jemi pjesë e Qeverisë derisa të votohet ligji për gjuhën, sepse e kemi premtuar ato, siç është edhe premtimi që një nga pozicionet e shtetit të jetë shqiptar.”, theksoi kreu i kësaj partie Ziadin Sela.
Ai theksoi se një nga kushtet e pjesëmarrjes në Qeveri është zgjidhja e proceseve të montuara politike dhe veçmë ka nisur kjo.
“Në vazhdimësi kemi kushtëzuar me prezencën tonë në Qeveri.”, theksoi Sela.