Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZemri Elezi: Aleanca do të deklarohet nëse do të jetë pjesë e...

Zemri Elezi: Aleanca do të deklarohet nëse do të jetë pjesë e qeverisë ose jo

Politikat e Aleancës për Shqiptarët rreth resorëve në qeveri janë politika parimore që bëhet në suaza të shumicës parlamentare, respektivisht pozitës parlamentare, vlerëson profesori universitar, Zemri Elezi.
Qëndrimi i ASh-së, sipas tij, është pozitiv dhe nuk ka pse të krijohen mosmarrëveshje. Pavarësisht nëse do ta ketë ose jo Ministrinë e Shëndetësisë, Aleanca për Shqiptarët është pjesë e ekzekutivit, dhe pas zgjedhjes së ministrit të shëndetësisë, në rast pakënaqësie të kësaj partie, do të shihet konkretisht nëse kjo parti do të mbetet pjesë e ekzekutivit apo do të kthehet në opozitë parlamentare, vlerësoi Elezi.

“Aleanca vazhdon të jetë në qeveri në bazë të këtyre qëndrimeve përfundimtare që janë. Ka zëvendësministra, ka drejtori, është në shumicën parlamentare dhe pas zgjedhjes së ministrit të shëndetësisë, në rast se Aleanca për atë nuk pajtohet, atëherë do ta marrë qëndrimin adekuat konkret, a do të jetë pjesë e shumicës parlamentare ose mos të jetë, respektivisht a të jetë opozitë parlamentare ose të ngelet më tutje pozitë parlamentare”,- deklaroi profesori universitar, Zemri Elezi.

Aleanca për Shqiptarët akoma nuk ka dalë me qëndrim të prerë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës pa ministrin e shëndetësisë apo do ta braktisë atë. Sipas Selës, as në Kuvendin qendror të partisë aspak nuk është diskutuar nëse ASH do të dalë ose jo nga përbërja qeveritare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!