Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriVrau kater persona,u denua 35 vjet

Vrau kater persona,u denua 35 vjet

Perfiton nga gjykimi i shkurtuar, Konstandin Xhuvani denohet nga Gjykata me 35 vite burg.

Kostandin Xhuvani, i akuzuari për vrasjen e katër personave në ngjarjen e 4 nëntorit 2014 në Rrugën e Elbasanit, u kërkon falje familjarëve të viktimave.

Ndjesa e Xhuvanit është fjalia e parë e konkluzioneve të mbrojtjes, të depozituara prej tij në Gjykatë në seancën e djeshme. Xhuvani argumenton se të gjitha veprimet e tij janë kryer pa dashje, pa vullnet dhe pa ndërgjegje për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të drogës.

I pandehuri nuk gjeti guximin ta shprehte ndjesën në sallën e gjyqit, ndonëse gjykata i ofroi mundësinë që ai mund t’i lexonte të plota konkluzionet. “Kërkoj të më gjykoni drejt dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat i kam kryer këto veprime. Gjendja ime mendore nuk ka qenë e mirë. Jam munduar t’i
shpjegoj aty”, ishin të vetmet fjali të shqiptuara nga i pandehuri para se ai t’i vinte në dispozicion gjykatës konkluzionet me shkrim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments