Ilir DIBRA
Musa Xhaferi përmes portalit tij personal, Zhurnal.mk, në stilin e tij, tashmë të njohur, dhe në rolin e “tutorit të parë” të kryetarit, vendasit dhe mikut tij, Ali Ahmeti, duke “uzurpuar” edhe rolin e zëdhënësit të BDI-së, mbajti një konferencë me gazetar! Edhe ato pak gazetar që morën pjesë në konferencë kishin menduar se Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së FYROM-it, Musa Xhaferi, do të shpalos qëndrimin e BDI-së dhe të Kryetarit, Ali Ahmeti, për “bombat” e Zaev-it! Por, për çudi, as një fjalë nuk dëgjuan, nga Musa Xhaferi, për “bombat” e Zaevit, thua se nuk ekzistojnë, dhe jo se po e dridhin FYROM-in, Qeverinë e VMRO-BDI-së!
Çka u tha realisht Musa Xhaferi gazetarëve! Asgjë! Jo vetëm asgjë, por u mundua, si çdo herë, të hudhë pluhur shqiptarëve, në mënyrë që të largojnë vëmendjen nga “bombat” e Zaev-it dhe të kthehen drejt “parajsës” së BDI-ja, që do të ndodh në Konkresin tematik, që do të mbahet në fund të Marsit! Por, Musa Xhaferi, sikur harron se shqiptarët tashmë një dekadë e kanë kuptuan se “parajsa” e premtuar nga BDI u ka dalë më e zezë se të ishin në katin e shtatë të Ferrit të Dante Aligerit! Kjo konferencë me gazetar, e Musa Xhaferit, ishte para se Zaevi “të shpërthen bombën” prej ku do të del në sipërfaqe krimi dhe korrusioni i strukturës qeverisëse të BDI-së, përkrah asaj të VMRO-së!
Prandaj, z.Musa Xhaferi, do bënte mirë sikur Kongresin tematik ta quante “Kongres vetëkritik”! Dhe do u tregonin shqiptarëve për të gjitha krimet dhe veprimet korruptive që kanë realizuar gjatë dekadës së kaluar! Do u tregonin shqiptarëve se në pushtet kanë hy me “xhepa të grisur”! Kishte nga ata që ecnin me këpucë që ngjanin me “tullumbacet e Migjenit! Dhe, kishte të tillë që vuanin për kafshatën e gojës! E sot, si janë z.Xhaferi?! Sot, të njëjtët, të shkelin me makina-xhip S-clasë, të prodhimit 2014/2015! Sot, të njëjtët, z. Xhaferi, kanë shtëpi si ato në telenovelat turke! Sot po ata që ishin “me xhepa të grisur” kanë në pronësi pika luksoze karburanti, të huazuara për Lukoil-in, Oktën, dhe për kompani tjera të njohura! Sot, po ata që ecnin me këpucë të grisura, janë aksioner në hidrocentrale, dhe në kompani tjera të njohura, brenda dhe jashtë FYROM-it! Të gjithë këto, z.Xhaferi, duke qenë vetëkritik, dhe t’ju tregoni shqiptarëve se janë realizuar nga djersa e tyre, nga taksapaguesit shqiptar të Iliridës, të cilët vazhdojnë të jenë me xhepa të grisur, të ecin me këpucë të grisura dhe të vuajnë për kafshatën e gojës! (Gazeta Epoka Shqiptare)