Ky është Erion Yzeiri nga Ladorishti, golashënuesi më i mirë në Evropë, ja sa gola shënoi në Barcelonë (FOTO)

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Futbollisti i talentuar Erion Yzeiri është 11 vjeçari nga fshati Ladorisht i Struges i cili premton shumë për të ardhmen e futbollit që me shumë gjasa do të arrij në nivelet më të larta të futbollit evropian,shkruan Struga Ekspres.
Djaloshi nga Ladorishti luan në klubin e K.F Flamurtarit të Ladorishtit.Erion Yzeiri ka qenë pjesmarrës në disa turne të organizuara në Evropë ku me ekipin e Flamurtarit të Ladorishtit ka shkëlqyer dhe ka tërhequr vemendjen e shume trajnereve nga Evropa.

Sulmuesi 11 vjeçar vitin e kaluar në kampionatin Evropian ku merrnin pjese shume ekipe nga vende të ndryshme ka qenë golashënuesi më i mirë ku ka shënuar 8 gola.Erioni edhe në Danimarkë ka treguar klasin e tij prej një futbollisti të vërtetë

Ne turneun e zhvilluar në Barcelone ku merrnin pjese 5 ekipe,Flamurtari,Vićenza,Betinzoli,Atletico Cagliari dhe Gdànski,11 vjeçari Erion Yzeiri ka shkëlqyer me talentin e tij prej nje futbollisti me një klas te veçantë duke shënuar plotë 9 gola dhe njëkohësisht u zgjodh dhe golashënuesi më i mirë i turneut në Barcelonë.

(Struga Ekspres)