Krimi brenda familjes këtë herë ka tronditur Malësinë e Madhe, teksa një çifit bashkëshortësh është gjetur i vdekur brenda në automjet në një rrugë dytësore në fshatin Aliaj Kastrat.
Burime paraprake bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale P.I ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale D.I dhe më pas ka vrarë veten.
Trupat e pajetë janë gjetur nga banorët e zonës, ndërsa është njoftuar policia e Shkodrës, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.