38-vjeçari Rajesh Kumar është polici më i gjatë i të gjithë Indisë. Ai është plot 2.13 metra.
Në qytetin Gurgaon, ku drejton trafikun në cilësinë e policit rrugor, është bërë tashmë i famshëm dhe njerëzit e ndalojnë në rrugë për t’i kërkuar autograf. Për të gjetur këpucë për numrin e tij të këmbës, duhet të lodhet jo pak, pasi shifra është shumë e madhe, 50.