Dita e dasmës në shumicën e rasteve pritet të jetë një ditë tepër e veçantë për çiftin, por edhe për të ftuarit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.
Popullariteti i martesave dallon shumë nëpër botë. Sipas hartës së mëposhtme shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste.
Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.
Shtetet që harxhojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia.
Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në vendin tonë.