Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaShqiponja fluturon në Belgjikë, Kuq E Zi për Festat e Nëntorit (FOTO)

Shqiponja fluturon në Belgjikë, Kuq E Zi për Festat e Nëntorit (FOTO)

Jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarë është ndezur një atmosferë festive, me rastin e festave të nëntorit. Veprimtaritë festive janë të pashmangshme me rastin e festave të 28 e 29 nëntorit.

Sikundër është bërë traditë, çdo vit me rastin e festave të nëntorit, institucionet më të rëndësishme kulturore organizojnë aktivitete të ndryshme artistike. Po edhe në Belgjikë nuk mund të mungojë hareja, pasi në këto ditë të shënuara do të mbahet një festë, e ku nuk do të mungojë edhe një sfilatë me kostume të trevave të ndryshme shqiptare.

“Të dielën më datën 26/11/2017, për festen tonë kombëtare, nga ora 14:00 deri në orën 17:00, do të zbatojmë idenë fantastike të Vaile Shkodra Azizi, për të bërë një koncert te rruga e Atomiumit me Grupi Rinia, do të ketë një sfilatë kostumesh të trevave të ndryshme shqiptare, dhe valle nga grupi Vatra dhe gjatë kohës së koncertit dhe të sfilatës, nëse koha është e mirë, do të valvitet flamuri kombëtar sipër Atomiumit, simbolit e Belgjikës!

Me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë së Brukselit, Philippe Close dhe COCOF (Komuniteti Frankofon i Belgjikës)!”, thuhet në njoftimin e deputetit të Partisë Socialiste të Belgjikës, Amet Gjanaj, i cili përfaqëson minoritetin shqiptar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!