Një grua e moshuar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Sipas informacioneve policore, gruaja me iniciale Z.Z., 82 vjeçe, ka rënë nga lartësia një ditë më parë. Pavarësisht ndihmës së dhënë duke e dërguar në spital, dëmtimet që ajo ka marrë ka qenë të rënda dhe e moshuara ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, shtojnë të njëjtat burime.
Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.