Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin nëntor për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.
Për shkak të festës së 28 Nëntorit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt, ka njoftuar MF.
E, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka shfrytëzuar rastin që të gjithë shqiptarëve t’ua urojë festën e 28 Nëntorit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kthyer 28 Nëntorin në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, duke e shpallur si ditë pushimi.