Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaI thanë se nuk do të kishte kurrë fëmijë, por ajo sot...

I thanë se nuk do të kishte kurrë fëmijë, por ajo sot ka tre fëmijë (FOTO)

Kur i thanë se mund të mos kishte kurrë fëmijë Donna Carter u dëshpërua pamasë.

E diagnostikuar me një problem fertiliteti në të 20 – at, ajo u bind se ëndrra për t’u bërë nënë kishte marrë fund.

Por sot, 10 vite më vonë, ajo është nënë e jo 1, por e 3 fëmijëve, të ngjizur në mënyrë natyrale, duke mposhtur të gjitha parashikimet e mundshme.

Adam, Miles dhe Damian lindën 7 javë më parë. Ata janë trinjakë identikë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

“Ishte shokuese. Mjekët më thanë se shanset për të mbetur shtatzënë ishin 1 në 1 milionë, si të fitosh lotarinë”, rrëfen Carter.

Në moshën 24 – vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike, një gjendje e cila shkakton formimin e qeskave me lëngje në vezore që pengojnë pjellorinë.

Megjithatë, sot, në moshën 34 – vjeçare ajo la pa fjalë mjekët duke sjellë në jetë 3 vogëlushë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments