Siç duket edhe faktorit ndërkombetër i ka ardhur në majë të hundëve nga politikat aventuriste dhe qëndrimet joparimore të deritanishme që janë zhvilluar në Maqedoni dhe si pasoj duket që do të jenë më sy çelë që mos lejojnë edhe qeveria e re të reflektojë njejtë, transmeton Express.
Në saje të kësajë duket që shumë seriozisht i është tërhekur vërejtja kryeministrit Zaev për qëndrimet e tija që mbajti gjatë tërë periudhës së zgjedhjeve lokale si dhe zhagitjeve të deritanishme që bëhen në drejtim të kompletimit të qeverisë pas vendeve vakante. Mollë sherri duket të jetë Ministria e Shëndetësisë për të cilën Aleanca veç më ka propzuar emër edhe për skaj deklarimeve qelë BDI ka potencuar që nuk do telë votonte pro ministrit të shëndetësisë nga ana e Alencës për Shqiptarët. Ndonëse Zaev duket që hapur mban anën e BDI, kështu nuk mendojnë edhe ndërkombëtarët, ata duke vlerësuar lart qëndrimin konzistent të Aleancës për Shqiptarët si në momentin e përcaktimit për të qenë pjesë e shumicës së qeverisë së re pa numrat e së cilës as që mund të paramendohej rrëzimi i VMRO-së nga pushteti por edhe qëndrimeve konzistente dhe pro reformave gjatë këtyre muajve qeverisëse kan kërkuar nga Zaev që të merr shumë më seriozisht Aleancën për Shqiptarët dhe të pranojë ministrin e shëndetësisë të propozuar nga Aleanca ose eventualisht nëse Aleanca dëshiron ta lëshon këtë ministri, e njejta të kompenzohet me dy minsitri të tjera, thonë burime brenda LSDM.
Përveç kësaj duket që edhe brenda vetë LSDM ka rryma të cilat janë lodhur dhe ndihen keq kur duket që LSDM bashkëpunon ngushtë me një parti si BDI për të cilën botërisht dihet që nuk është kredibile për të dhënë pasqyrën e një politike të re në Maqedoni dhe të njejtat zëra kërkojnë nga Zaev që në të ardhmen bashkëpunimi i LSDM të jetë shumë më i thelluar me Aleancën për Shqiptarët se sa me BDI-në si një parti pa të ardhme politike! /Express/