Niveli i Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit është në suaza të mesatares për nëntorin, njoftoi DPHM-ja, transmeton Express.
Sipas matjeve të sotme hidrologjike, ulje shënojnë një pjesë e niveleve të ujit të liqeneve.
Me nivel më të ulët nga mesatarja janë Treska tek Makedonski Brod, Kriva Reka tek Kriva Pallanka, Pçinja tek Banja e Katllanovës, Lumi i Zi tek Novaci, Vardari tek Demir Kapia dhe Sateska në Botun.
Nivelet e ujit të lumenjve të tjerë janë në suaza të mesatares për muajin nëntor.