Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin.
Ahmeti fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara, njofton Klan Kosova.
Në raundin e balotazhit Ahmeti kishte marrë 41 mijë e 401 kurse kundërkandidati nga LDK Arban Abrashi kishte 41 mijë e 164.