Aleksandar Dinevski, një nga të akuzuarit për rastin “Spiun”,me përcjellje të policisë është dërguar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin prej katër vite e gjysmë burg.
“Më 17.11.2017 personi Aleksandar Dinevski është arrestuar nga ana e inspektorëve me urdhër të gjykatës për mbajtjen e burgimit prej 3 vite e gjashtë muaj në bazë të nenit 394 qëndrimi 2 dhe nenit 317 qëndrimi 2 zbulim të sekretit shtetërorë dhe spiunim”, informojnë nga MPB.
Dinevski disa muaj ka qenë në liri sepse doli nga burgu derisa priste vendimin e Gjykatës së apelit e pasiqë apeli nuk vërtetoi atë, atij për disa muaj i është ulur dënimi derisa pritej që të kthehet në burg.