Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulmohet fizikisht mjeku dhe infermierja

Sulmohet fizikisht mjeku dhe infermierja

Një mjek dhe një infermiere të punësuar në poliklinikën Çair janë sulmuar fizikisht nga një shkupjan i cili e ka sjellë mbesën me ngërçe në stomak.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 kur E.S. së bashku me vëllain e saj e ka dërguar mbesën në poliklinikë. Deri në prishje të rendit dhe qetësisë publike ka ardhur pasi nga ana e një mjeku të Repartit të fëmijëve u është thënë se me automjet të ndihmës së shpejtë fëmija duhet të dërgohet në Klinikën e fëmijëve thuhet në njoftimin e policisë. Është kërkuar telefon nga Ndihma urgjente mjekësore, por të njëjtit nuk janë paraqitur menjëherë në telefon, me ç’rast nga ana e mjekut të Repartit të fëmijëve personat janë udhëzuar që të paraqiten personalisht në pikën e Ndihmës urgjente mjekësore në kuadër të poliklinikës. Në atë moment, E.S. ka filluar të bërtasë dhe të godasë derën me ç’rast i është kërcënuar infermieres N.E. Pastaj ka dalë mjeku A.N. i cili është shtyrë, zvarritur dhe ka marrë kërcënime për jetë nga ana e E.S. në qoftë se diçka i ndodh fëmijës. Nga familjarë të fëmijës, E.S. është larguar, ndërsa mjeku me personelin mjekësor e kanë transportuar fëmijën. Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të ngjarjes kundër të denoncuarit do të pasojë kallëzim adekuat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!