Pas mbarimit të procesit zgjedhor së fundi me përsëritjen e votimit në Komunën e Çairit, sfiduese për partitë do të jetë edhe krijimi i shumicës së nevojshme 50 për qind plus një për të zgjedhur kryetarët e këshillave komunal, shkruan gazeta KOHA. Si për zgjedhjet për kryetarë të komunave, koalicioni BDI-LSDM po vazhdon edhe në zgjedhjen e kryesuesve të Këshillave komunal, ndërsa këtyre iu ka bashkangjitur edhe PDSH siç ishte rasti në Komunën e Likovës, por që partia e Thaçit pritet të përkrah BDI dhe në komunat tjera. Nga ana tjetër, koalicioni ASH-BESA vlen edhe për zgjedhjen e kryesuesve të Këshillave komunal, ku sipas informatave që ka siguruar gazeta KOHA, Lëvizja BESA do të ketë kryesuesin në Zhelinë, ndërsa ASH në Bogovinë dhe në Vrapçisht. Deri më tani, në komunat shqiptare janë konstituuar vetëm tre këshilla komunal, edhe atë në Saraj – Reshat Ramadani, Likovë – Lejla Iseni dhe Strugë – Resul Kaba. Për dallim nga Saraji, ku BDI nuk ka pasur nevojë për koalicion apo për mbështetjen e partive tjera meqë ka fituar 10 këshilltarë nga 19 sa ka kjo komunë, në Komunën e Likovës BDI mori kryesimin e Këshillit komunal me dy votat e PDSH-së dhe një votë të PPD-së, e cila në fitoi një mandat këshilltari. Në zgjedhje lokale, në Likovë BDI fitoi 9 këshilltarë, BESA 4, ASH 3, PDSH 2 dhe PPD 1. Edhe në Strugë, BDI fitoi kryesuesin Resul Kaba me ndihmën e këshilltarëve të LSDM-së, ndërsa mbështetje mori edhe nga këshilltarët e VMRO-së. ASH në Strugë ka fituar 8 këshilltarë, BDI 6, LSDM 7, VMRO 4 dhe BESA 2. Por siç po shkojnë rrjedhat në zhvillimet lokale, edhe në komunat tjera do të ndiqet i njëjti ritëm, ku partia që ka kryetarin e komunës, ajo edhe do të marrë edhe kryesuesin e Këshillit komunal. Kjo u pa edhe në Strugë dhe sipas burimeve partiake, e njëjta do të ndodh edhe në Gostivar, kur me gjasë do të ketë koalicion të gjerë mes ASH-së, BESËS, LSDM-së dhe dy partitë e turqve, ndërsa pritet që përkrahje të japë edhe VMRO, kjo sipas burimeve të afërta me kryetarin e Komunës, Arbën Taravari. Në Gostivar, BDI mori më shumë këshilltarë edhe atë 9, ASH 7, VMRO 4, LSDM 4, BESA 2, Partia Demokratike e Turqve 2, koalicioni RDK-UNITETI 2 dhe Lidhja Nacionale e Turqve 1. Edhe në Tetovë, kryesuesi pritet ti takojë BDI-së, por kjo parti ka nevojë për votat e këshilltarëve të LSDM-së, atyre të PDSH-së dhe të PDT-së. Në Tetovë BDI fitoi 9 këshilltarë, BESA 6, VMRO 5, ASH 4, PDSH 3, LSDM 3 dhe PDT 1. Në Kërçovë dhe Dibër – BDI do të ketë kryesuesin edhe atë vetëm me votat e LSDM-së. Në Kërçovë, BDI ka më shumë këshilltarë – 9 gjithsej, VMRO 6, LSDM 4, ASH 3 dhe BESA 1, ndërsa në Dibër – BDI ka 5, LSDM 3, ASH 3, VMRO 2, aq sa edhe BESA – 2 këshilltarë. Në Çair, BDI do të ketë kryesuesin po me ndihmën e votave të këshilltarëve të LSDM-së. Në këtë komunë, BDI fitoi 9 këshilltarë, BESA 8, VMRO 4, LSDM 4 dhe ASH 2, raporton KOHA. Në Tearcë, BDI pritet të marrë kryesuesin po njëjtë – me ndihmën e LSDM-së dhe të PDSH-së. Në zgjedhje – BDI fitoi 7 këshilltarë, BESA 4, ASH 3, PDSH 3, VMRO 1 dhe LSDM 1. Me interes është edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit në Dollnen dhe në Bërvenicë, ku LSDM mori 3 këshilltarë, VMRO 2, ASH 2, BESA 1, Partia Demokratike e Turqve 1, PDSH 1, ndërsa nga grupi i qytetarëve 2 këshilltarë. Në Dollnen, BDI fitoi kryetarin e Komunës, ndërsa sa i përket asaj nëse do të marrë LSDM kryesuesin e Këshillit apo të kryesojë BDI, kjo mbetet në nivel të marrëveshjes mes degëve, thonë nga BDI. Por jo vetëm në këtë Komunë, por edhe në Çashkë, në Shuto Orizare dhe në Sopishtë mbetet të shihet nëse LSDM do ti jap BDI-së kryesuesin e Këshillit komunal ashtu siç e mori BDI kryesuesin në Komunën e Jegunovcës. Në Vrapçishtë, kryesuesi pritë të jetë nga radhët e ASH-së dhe po njëjtë edhe në Bogovinë, kurse në Zhelinë – kryesuesi do të jetë nga Lëvizja BESA. Siç tha për gazetën KOHA kryetari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, “konstituimi i Këshillit komunal do të bëhet më 21 nëntor edhe atë më ndihmën e këshilltarit të ASH-së”. Në Vrapçisht, ASH ka 6, BDI 7, Partia Demokratike e Turqve 3, BESA 2 dhe LSDM 1 këshilltar. Në Zhelinë, BESA ka fituar 9 këshilltarë, BDI 8, PDSH 1 dhe ASH 1. Në Studeniçan, sipas informatave jozyrtare, Këshilli pritet të konstituohet të enjten – ndërkaq nuk dihet ende nëse kryesuesi do të jetë nga PDSH apo mund të marrë BDI. Në Studeniçan, PDSH doli e para me këshilltarë, BDI 3, BESA 3, ASH 1, Partia Demokratike e Turqve 1 dhe LSDM 3. Në Haraçinë mbetet në nivel të degëve nëse LSDM do të kryesojë me Këshillin komunal apo atë post do ta marrë BDI. LSDM në Haracinë fitoi 9 këshilltarë – që të gjithë shqiptarë, BDI 3, ASH 3, ndërsa BESA 1. BDI nxori këshilltar edhe në Kumanovë edhe atë tre, ku në këtë komunë është në koalicion me LSDM, e cila doli e para me 16 këshilltarë, VMRO fitoi 11, BESA 2, kurse ASH. BDI me ASH dhe BESËN do të jenë vendimtare në Komunë e Ohrit, ku u fituan dy vende këshilltarësh, LSDM mori 10, ndërsa VMRO 10. BDI ka fituar nga një këshilltar edhe në Manastir, Krushevë, Petrovec, Resnjë, Çashkë, Shuto Orizare, ndërsa në Sopishtë nga një këshilltar fituan PDSH dhe ASH. (koha.mk)