Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së në një intervistë për portalin “Republika” thotë se strategjia e LSDM është që të na paraqesë si të pandershëm dhe kriminelë madje janë në gjendje që të montojnë edhe afera seksuale.
“Strategjia ishte që ne të na paraqiste si të pandershëm, të shpiknin akuza dhe të na persekutonin për të realizuar qëllimin themelor të tyre. Në thelb, nëse shikoni në mbarë botën, kjo është praktikë në shumë vende kur ekziston një objektiv gjeostrategjik dhe kur dikush do t’ju dalë përpara për një arsye apo një tjetër. Nëse dikush është i aftë dhe punon për vendin e tij, ose do t’i nxjerrin diçka sikur nuk e ka respektuar ligjin dhe në këtë ai ka kryer krim, ose do të shpikin ndonjë aferë seksuale, apo diçka të njëjtë me këto. Dhe ai duhet të jetë i lumtur, pasi është gjallë. Dhe nëse nuk kanë dëshmi, ata do të përpiqen që të shpikin, të tilla siç janë videot e paligjshme për të provuar një gjë të tillë. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ata nxjerrin ligje të reja për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe çfarë do gjëje tjetër, vetëm e vetëm pët të të fajësuar me dëshmi fiktive “, ka thënë Gruevski në pjesën e parë të megaintervistës për portalin” Republika “.