Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev e di se revolta shqiptare do shpërthejë, do bie më keq...

Zaev e di se revolta shqiptare do shpërthejë, do bie më keq se Gruevski

Urim SALIHU

Nuk janë më 100 ditë.Nuk do merremi më askush me qeverinë Gruevski.
Ai ka ikur moti me kastën e tij.E dinim se nuk do dënohen me nëntëdhjetë e ca të tjerë.E dinim se kjo s’do ndodhte sepse maqedoni nuk e jep maqedonin.E dinim sepse ka kush dënohet këtu. Por derisa të gjithë bënin spektakël, kush do t’a gjykojë atë, do t’i merret ose jo mandati, për listën e shumë të tjerëve për t’u vënë para drejtësisë, njerëz të pafajshëm nën këtë vapë përvëluese , pa pikën e fajit vazhdojnë të numërojnë vitet e torturës dhe tmerrit në burgjet e rënda maqedonase pa kushte dhe që ngjajnë si kampe përqendrimi.Shpesh ka ndodhur që dikush në mënyrë ” aksidentale” ose e tipit ” vetëvrasje” ua ka ndalur jetën shumë shqiptarëve.Më pas rasti është mbyllur.

Të besosh në drejtësi dhe të shohësh njerëz të pafajshëm që paguajnë cmimin e të bëmave të tjëterkujt , që shtetin e shndërruan një një pronë të tyre , nuk kemi më të bëjmë me shtetin e së drejtës, por më atë ku dënohen të drejtat dhe liritë njerëzore.Një shtet ku bëhen eksperimente me qenie njerëzore të pafajshme kurrë nuk do ketë shansin e integrimit.

Ata njerëz të Sopotit që po plaken , të Monstrës,të Kumanoves, të shumë e shumë skenareve tjera të errëta kundër tyre kishin vetëm një shpresë.Por edhe ajo u venit nën britmat pa zë.Zaev ka një qeveri që bie shumë më lehtë, ajo është më këmbë të qelqëta .Zaev nuk ka një aparat që mund t’a kontrollojë shtetin sic bëri paraardhësi i tij, dhe ditët po i harxhohen jo vetëm me drejtësinë por edhe më cështjen e gjuhës.

Zaev e di se revolta shqiptare do shpërthejë herët ose vonë dhe ajo revoltë nuk do jetë një reagim partiak nga fotelet e selisë sa për të thënë se ja një opozitë po reagon dhe pastaj vazhdon veprimin komod, por ai do ketë revoltën qytetare sepse ai premtoi gjyqësi të c’veshur nga kthetrat e politikës, mirëqenie sociale , punë dhe perspektivë si dhe integrim të vendit, një proces ky i vonuar tashmë .

Zaev ka edhe mbështetësit e tij shqiptarë që nuk do t’a durojnë asnjë kalkulim të tij sepse ata e sollën të merr timonin e qeverisë.Nëse ai bëhet sikur harron, bëhet sikur merret vetëm me paraburgimet e ish- funksionarëve , atje diku, nën vitet që godasin pamëshirshëm fate njerëzore, janë shumë të tillë që po kalben burgjeve dhe askush nuk ka një fakt ta dëshmojë pse ata ndodhet aty.
100 ditëshi kaloi dhe po harxhohet.Më pas një tjetër revolucion laraman ka të ngjarë të zaptojë rrugët e vendit të brishtë ku liria dhe drejtësia janë vetëm një frazë e përsëritshme dhe bezdisëse.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!