Muhamet Borova
Fytyrën e shohim për çdo ditë ne pasqyrë, na pëlqen ose nuk na pëlqen , e pastër ose e fëlliqur, me nder ose pa nder., me atë fytyrë mund të krenohemi ose të turpërohemi. Me vite të tëra i shohim fytyrat e njëjta të ,politikanëve,diplomaëve , “kreatorët e ardhmërisë”, në dukje njerëz të “mëdhenje”por në realitet persona me veprime triviale. Bukuria nuk është në fytyrë,bukuria është drita në zemër.Zemra është e butë, e lumtur dhe fëminor, nëse është e sinqert.Të jeshë i ndershëm dhe të jetosh për të tjerët nuk është ligj i detyrimit por ligj i kënaqësisë, pasi gjërat shihen me sytë e zemrës dhe manifestohen me dritën e fytyrës. Politikanët tanë pak lexojnë,aspak nuk dëgjojnë, nuk dinë të mendojnë, nuk kanë vizione, janë fluktuaktiv, kanë shumë fytyra. Ata mundohen që njerëzit edhe kur janë qytetar të drejtë, të civilizuar dhe të disiplinuar ti “dresojnë”.Ti edukosh njerëzit është pjesë e kulturës, por ti dresosh njerëzit është jonjerzore.Të dresuarit duhet të mendojnë si subjekti politik që i ka dresuar, fenomen politik,presedan i vetëm që ndodh tek ne.Subjektët politik e prodhojnë të vertetën, por nuk e tregojnë të vërtetë. Mendjeshkurtësia e të dresuarve vërehet në bindjen se të gjitha gjërat i kanë të qarta, nuk kuptojnë se njerzorja obligon sepse vlersohen veprat.Forca jetsore e votuesve të “dresuar” është se nuk besojnë ne vete ,derisa të tjerët dyshojnë, nuk sjellin vendime por prsein të tjerët atë ta bëjnë,nuk dëgjojnë se çka flitet prandaj çdo herë që mashtrohen..Transformimi i vetëdijes është pashmangshmëri e kohës,heshtja dhe konformizmi duhet ë zëvendësohet me armën e kritikës,teorija të bëhet forcë materiale, kur masat do ti bëj për vete.Ata që e kanë fytyrën e shtrembët nuk duhet ta shajnë pasqyrën. Pasqyrë janë qytetarët ,ata i zgjedhin fytyrat që tani nuk i pëlqejnë,ato janë shembëlltyra e qytetarëve.Pasqyra e mirë e reflekton fytyrën e mire,fytyrën joshëse,.fytyrën e profilizuar.Qytetarët duhet ti ndryshojë vlerat dhe qëndrimet që ta ndryshojë vetëveten, si thuhet më tepër vlen ushtria prej gomarëve e udhequr nga luani, sesa ushtrija e luanëve e udhëhequr nga gomari. Është koha që tani të zgjidhen “luanët” e mençurisë ,fytyra më simpatike, njerëz racioal dhe me vizioneve .Nëse populli laget nuk duhet ti zemrohet ujit,por vetëvetes.(Struga Ekspres)