Tuesday, May 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMinistria e shëndetësisë, "mollë sherri" për qeverinë e Zaevit

Ministria e shëndetësisë, “mollë sherri” për qeverinë e Zaevit

Takimet për plotësimin e vendeve të zbraztë të ministrave do të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev i cili edhe një herë përsëriti qëndrimin se të gjithë opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe riformatimin më të gjerë të kabinetit të tij.
Bisedimet e partnerëve të koalicionit do të vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve për të gjetur zgjidhje për ministrat e ri . Një ditë më parë, Zaev deklaroi se Ministria e Shëndetësisë jo domosdoshmërish do t’i takojë Aleancës për Shqiptarët por që kjo parti do të vazhdojë të mbetet në Qeveri. Ndërkohë nga partia e Ziadin Selës nga ana tjetër kanë deklaruar se nuk duan që me partnerët e koalicionit të komunikojmë nëpërmjet medieve, por të ulen dhe të diskutojnë për këtë çështje. “Unë e thash qëndrimin tonë. Me siguri ata kanë pikëpamjet e tyre. Ne mendojmë për të gjithë opsionet e mundshme se si të plotësohen vendet e zbrazëta. Besoj se në fund këtë do ta vërtetojmë në interes të përbashkët tonin dhe të tyrin. Po, vijojnë takime këto ditë”, tha kryeministri Zoran Zaev. Palët nuk kanë shprehur gadishmëri për të lëshuar pe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments