Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKëshilltari i socialistëve: Do ti mbështes të gjitha projektet e mira për...

Këshilltari i socialistëve: Do ti mbështes të gjitha projektet e mira për Strugën dhe fshatrat e Strugës

Ilija Pejoski, këshilltari i partisë socialiste në koalicion me VMRO-DMPNE-në në Strugë, ishte vota e 14 -të e cila vendosi sot që të zgjedh me shumicë kryetarin e këshillit komunal në Strugë z.Resul Kaba,shkruan Struga Ekspres.
“Në të ardhmen do të veproj si parti socialiste. Unë jam në koalicion me VMRO-DPMJNE-në, por do t’i mbështes të gjitha projektet e mira që janë në interes të qytetit tonë dhe fshatrave tona. Çdo projekt dhe propozim të mirë, unë do ta mbështes pa marrë parasysh a është nga LSDM apo BDI”, tha Ilija Pejoski, këshilltar i Partisë Socialiste.
Kujtojmë se 6 vota të BDI-së, 7 të LDSM-së dhe 1 i partisë socialiste vendosi kryetarin e këshillit komunal në Strugë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments