Kombëtarja e Italisë ka barazuar 0:0 me Suedinë, për të mbetur kështu jashtë Kupës së Botës Rusia 2018
Italia ka barazuar 0:0 me Suedinë në San Siro, për të mbetur kështu jashtë Kupës së Botës, fal humbjes në ndeshjen e parë 1:0.
Italianët dominuan ndeshje nga fillimi e deri në fund, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e çeliktë të Suedisë.
Kështu Italia mbetet jashtë Kupës së Botës të vitit 2018, për herë të parë pas 59 viteve. /Express/