Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniValdet Zekaj, i dënuari me burg të përjetshmëm, ju drejtohet shqiptarëve me...

Valdet Zekaj, i dënuari me burg të përjetshmëm, ju drejtohet shqiptarëve me një letër, ja çfarë shkruan ai

Valdet Zekaj, i dënuar përjetësisht nga Gjykata Penale e Maqedonisë ka shkruar letër në të cilën shpjegon të vërtetën e tij për këtë ngjarje.
Më poshtë, letra e Zekajt drejtuar “DitaOnline”:

”Me falni se jam pas betuar që nuk do të merrna më me letra, por nuk pata rrugë tjetër! Na dënuan, gjë që e kam pritur! Këtë dënim e kom prite në atë moment kur u dorëzuam pa dashje (me imponim). Po lexoj e po dëgjoj qe disa shqipëfolsa janë gëzuar për dënimin tonë edhe besa pak ju është dukur!! Po medet! Jemi ku jemi, se nuk kishin fol këta!

Po këta nuk kanë faj, se faji është tek ne! Më mirë i vdekur se i gjallë e i shamë. Nuk di çka ka, apo çka dinë për rastin tanë këta analistë apo gazetarë. Ka gati 3 vjet që po kërkoj ndihmë kush din e çka din me folë, jo për me m’shpëtu mua nga burgi, por me ditë populli SHQIPETAR të vërtetën e kësaj tragjedie -TRADHTIE! Ju kisha lutur, ju mos folni, mos u merrni me ne, se ne nuk jemi viktima, por jem të parët në histori të SHQIPTARISË, që në tradhti nuk dolëm humëbsa edhe pse ranë 10 DËSHMORË, e 38 u burgosëm!!!

Vetëm një po ju them: më 9 maj 2015 ishte parada ushtarake ruse! Në atë paradë ishte edhe Ivanovi. Ma merr mendja që sado-kudo ua kem lëvizë nga pak zemrat, si Ivanovit e Putinit, ju kem tregu se ka dikush, ka bij e bija SHQIPTARIE, qe e këpusin rrugën vëllazërore rrugën apo udhëkryqin Moskë-Beograd-Shkup-Athinë.

(Edhe pse ishim të mashtrum e të tradhëtum nga shqipfolsat). Nëse ne nuk kemi ardhur për ideal, u mallkofshim! Pra, nëse ne jemi ardhur për ideal kombëtar e për të drejtat e popullit tonë, atëherë juve nuk do ju mallkojmë, por do e lusim ZOTIN që të ju burrnojë e të ju hjekë nga shërbimi ndaj karpatosllavëve e turko osmanlive!

E dimë, na kanë mashtruar, na kanë nxjerrë në kurth! E dimë, ka edhe shokë tanë që e din të vërtetën po nuk flasin se janë të kërcënuar me familje. E dimë që nuk kemi bë mirë që kemi shkuar në Lagje të Trimave në Kumanove (nuk ka qenë plan me shkuar në vendbanime me civilë, planin e kanë ndryshuar në Sllupçan më 3 maj).

Në Gushincë (kam deklaruar edhe në gjyq të sllavëve të një shteti “multietnik”, pa asnjë shqiptar gjykatës e as prokuror, bile as pa daktilografe, por e vetmja ka qenë shqiptare përkthyesja nga sllavishtja n’shqip) e nuhata tradhëtinë.”

”E pashë KALIN E TROJËS (në një pikë policore 60 Ak47 etj, po interesante 60 revole TT) po prapë them me veten a ka mundësi që ka ardhur koha e bashkimit kombëtar. Veç një histori të shkurtër, sa di unë e sa kam parë (puna që vajza ime Melisa ka thënë në një intervistë që na kanë ndihmuar policia e Kosovës ka gabuar, ose më ka keqkuptuar).

Ne jem kthyer nga Breza, pasi që i vendosëm armatimin. Disa nga ne kemi qenë kundër që ta lëmë armatimin në Brezë, sepse ua lamë sherrin në derë fshatarëve të shkretë. Mirëpo me urdhër të personit X në telefon, u desht të kthehemi dhe jemi futë në hyrje të Letincës (Letinca është fshati ku SHËN NËNA TEREZË është strehua mbas vrasjes së babait të saj, Bacit Kol, ose më saktë nga sllavet e turko shqipëfolsave).

Jemi hasur në afërsi me një patrullë policore të Kosovës. Për mos me u ballafaquar dhe mos me i nxjerrë në pozitë të keqe, jemi kthyer dhe i kemi bë edhe dy orë 2 rrugë malore, vetëm shkaku i respektit. Në mbarim të rrugës unë kam shtënë me armë.

”Shokët më pyetën se pse gjuajta me armë, e unë u thash se nëse ne jemi për bashkim kombëtar, pse po shkojmë fshehtas? Deri kur me ikë? Kur jemi futur më 1/2 maj n’Bellanoc, unë e as njëri nga ne, nuk kem parë polici, e as nuk na kanë ndihmuar për me u futur në Bellanoc.

Kam pritur që në Bellanoc me hasur në polici e ushtri të “shtetit mk”, por sikur mos me pas ndodh asgjë një javë para n’Gushincë! Çudi e madhe, çudi helikopteri patrollojke në ato vende ku ishim e ka shkonim!!!! Edhe çudi, asnjë i Bellanocit nuk është i arrestuar, si për shembull fshatarët e mjerë të Brezës, e banorët e Lagjes së Trimave.

Kjo sa i përket asaj që dëshmon se unë nuk kam pasur kontakt, e as nuk na kanë ndihmua policia jonë, të cilën e përshëndes. Dashtë ZOTI shpejt të na bëhet Ushtria e Kosovës! E për ditën e luftimeve, 9 maji ka qenë befasi për ne, sepse shokëve tanë, personi X u garantoi se nuk do ketë asgjë deri më 19 maj.

Edhe aty unë kam qenë kundër si dhe disa tjerë nga ne, mos me qëndruar, po shoktë tanë ishin të garantuar fortë nga personi X! Lidhje me telefonatat, Samiua nuk ka folur me Ali Ahmetin, por Shefqet Hallaçi ka folur me OSBE-në dhe Artan Grubin.

Unë isha edhe kundër dorëzimit. Isha kundër, sepse amanet e kam nga të paret mos me i besuar sllavokarpatëve, as turkofilave, mirëpo me ose pa dëshire, u desht me u dorëzu. Vetëm edhe një histori të shkurt: ia nisën bombardimet nga sllavët, filluan djegiet e shtëpive. Në atë moment jamë hasur në një shtëpi duke u djegur, po pronarët e shtëpis ishin sllavë. U kemi ndimuar me ndalur flakën. Kam folur me pronarin, ia kam spjeguar se pse jemi ne aty.”

”I kemi thënë të mos frikohet edhe i kemi thënë si ti qysh ke liri, dua që edhe populli im ta ketë të njëjtën gjë. Për fund dua të ju tregoj prejardhjen e gjyshes time nga Koçani, të cilës iu pushkatua e tërë familja nga viti 1912 e deri në vitin 1917. At fat e kanë pasur 800 mijë Shqiptarë nga Koçani e deri ne Kumanovë.

Ndoshta varret masive janë n’Lagje të Trimave, ndoshta shpirtrat e tyre më kanë tërhequr të jem aty. Po ju garantoj, se fytyrën nuk ua kam marrë as me pushkë, e as me humanizëm!!! E pse ju analista e gazetarë nuk merreni me këtë gjenocid, apo baballarët e juaj e kanë fshehur qëllimisht këtë gjenocid. Ju lutem gazetat na leni me hallet tona, me derte tona.

Merruni me hapjen e ndonjë fabrike me punësuar popullin, e jo me punë fatkeqe e tradhtie. E lidhur me vendimin e kryeministrit RAMUSH HARADINAJ për fond për Grupin e Kumanovës, i kam këto fjalë: ZOTI e bekoftë!

Jo për mu, sepse familja ime është në gjendje të mirë financiare, por për ata fëmijë të DËSHMORËVE, për jetimat, për shumicën e Grupit që nuk kanë kushte. Për Landritin, i biri i DËSHMORIT të luftës të UÇK- Kosovës, i cili ishte djalë i vetëm në shtëpi, por erdhi për ideal, duke lënë të shkreta nenën dhe dy motrat!

Ju lutem bashkonu për të mirën e këtij populli, për të ardhmen e SHQIPËRISË. ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN. LAVDI DËSHMORËVE!” (sic) ka shkruar Zekaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!