Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDo të shpërblehen degët që sollën rezultate pozitive, BDI ka listën për...

Do të shpërblehen degët që sollën rezultate pozitive, BDI ka listën për të ndërruar ministrat dhe drejtorët

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gati se ka përfunduar listën me emrat që do të jenë funksionarë të ri në qeverinë e re, duke nisur nga postet ministrore.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie i tha agjencisë së lajmeve INA se ndryshimet do të përfshijnë edhe poste ministrore, dhe se mund të ketë edhe ndërrime të ministrave, por kjo nuk do të jetë në masë të madhe.

“Pritet të ketë ndërrim edhe të ministrave dhe emërime të emrave të rinj. Sigurisht se kjo i bie që të ndodhë rikonstruim i Qeverisë, pasi që disa ministra janë pa ministra për shkak të zgjedhjeve lokale. Por nuk do të shpëtojnë as drejtoritë, që deri tani janë udhëhequr nga funksionarët e BDI-së”, theksoi për INA, zyrtari i lartë i kësaj partie.

Ndryshimet në masë të madhe do të jenë nëpër drejtori dhe institucione të tjera. Siç mësohet Ahmeti do të ndërroj gati 80 për qind të kuadrove që deri tani kanë qenë drejtor dhe në vend të tyre do të vijnë emra të rinj. Në këto kombinatorika shihen edhe rezultatet që u shënuan në zgjedhjet e fundit lokale, ku do të shpërblehen degët dhe ata që sollën rezultate pozitive dhe fitimtare për BDI-në. Por nga ana tjetër, disa funksionarë të kësaj partie së fundi kanë qenë aktiv në selinë partiake dhe në qarqe të larta të integristëve për të lobuar për vazhdimin e mandatit të tyre apo edhe për përfitimin e një mandati të ri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!