Incident i përgjakur ka ndodhur në fshatin Zhelinë të Tetovës. 38-vjeçari B.U nga nga Zhelina dje ka denoncuar se rreth orës 8:30 në shtëpinë e familjes së tij është sulmuar me thikë nga vëllai i tij B.U 33-vjeç, njofton SPB-Tetovë.
Sipas denoncimit të bërë, pas përleshjes verbale rreth çështjeve të pazgjidhura pronësore, vëllai i tij me një objekt të mprehtë, ndoshta një thikë, i ka shkaktuar lëndime në pjesën e dorës së majtë. I plagosuri është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihma nga personeli mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.
Pas incidentit në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe kanë bërë ekspertizën e ngjarjes, kurse B.U. 33-vjeç është arrestuar dhe dërguar në stacionin e policisë në Grupçin, ku atje kanë diskutuar me të, ku më pas do të ndriçohet rasti i plotë dhe të gjitha detajet që lidhen me rastin në fjalë kurse kundër atij është ngritur padi penale.