Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEdhe shoqëria nga Zvicra e përcolli Elidën nga Maqedonia ku ajo u...

Edhe shoqëria nga Zvicra e përcolli Elidën nga Maqedonia ku ajo u varros në fshatin e lindjes

Ishte momenti më i keq ndarja nga arkivoli i shoqes së saj më të mirë, Elidës së ndjerë. Në vajtimin e saj tashmë ka bërë vend edhe zemërimi. Zemërimi ndaj pensionistit zviceran që shoi jetën e re të Elidës dhe i cili mund të mos dënohet me burgim efektiv.
Mbrëmjen e së mërkurës, në xhaminë e Bashkësisë islame në Lenzburg iu dha lamtumira e fundit Elidës nëntëmbëdhjetëvjeçare. Praktikantja e Migrosit e humbi jetën gjatë një aksidenti nga një pensionist zviceran, në vendkalimin e rregullt për këmbësorë.

Në mes të pikëlluarve nuk pati vetëm familjarë dhe miq të shumtë, por edhe shoqet e klasës siç ishte Fetije Etemi (21) nga Oftringen AG. „Ishim së bashku në shkollë në Aarau dhe prej atje e njoh“, pohon praktikantja e cila kishte kryer shkollën e njëjtë si të Elidës.

Dhembja e saj për humbjen e shoqes mund të vërehet dukshëm. Gjatë fjalës lamtumirëse të imamit në xhami në gjuhën gjermane, Fetija e ulur në gjunj është zhgrehur në vaj.
Kur erdhi radha që shokët dhe shoqet e klasës, por edhe kujdestari i klasës të përshëndeten me arkivolin ngjyrë kafe të Elidës, edhe Fetija qëndroi në radhë. Për herë të fundit po i thoshte Elidës lamtumirë. Ajo e puthi arkivolin, i cili është i mbuluar me një mbështjellës ngjyrë të gjelbër dhe qendisje të artë.

Image
Pas largimit të arkivolit, ajo është tretur tërësisht: „Elida ishte aq e dashur, e integruar, gjithnjë kishte një buzëqeshje në fytyrë. Nuk mund ta besoj se si ka ndodhur një gjë e tillë“, rrëfen me lot në sy Fetija për „Blick“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Kur ajo e kuptoi se ekziston mundësia që pensionisti zviceran mund të mos dënohet me burgim efektiv, ajo rrëqethet duke deklaruar: „Si është e mundur, një person i tillë duhet të qëndrojë vetëm i mbyllur“.

Në këtë mendim ajo nuk është e vetmuar. Edhe e motra e saj Shenasija (22) dhe shoqet tjera nuk mund ta besojnë. „Elida erdhi në Zvicër para dy vite e gjysmë dhe këtu donte ta krijojë ardhmërinë“.

Kurse sot Elida është varosur pas namazit të Iqindisë në varezat e fshatit Radiovc të Tetovës. Deri në përfundimin e varrimit qëndruan edhe të dy prindërit 44-vjeçarë, vëllai i saj Lavdrimi (24) dhe kushëriri i saj Bedri Asani (34). Më pas të gjithë do të kthehen në Zvicër, ndërsa kushëriri Bedri Asani me lot në sy përfundon: „Kësaj radhe për herë të parë pa Elidën“.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!