Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar raportin me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, të rënë gjatë luftës së UÇK-së.
“Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.