Saturday, May 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHumb jetën 19-vjeçari që u aksidentua me motor në “Rrugën e Plastikave”

Humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua me motor në “Rrugën e Plastikave”

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin mes bulevardit „Nikola Karev“ dhe rrugës „Prohor Pçinski“, në zonën e njohur si Rruga e Plastikave në Shkup, ka përfunduar tragjikisht për një 19-vjeçar.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 22:21 dhe në të janë përfshirë një veturë „Audi A4“ dhe dy motoçikleta.

Nga përplasja, lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës „BMW“, M.F. (19) nga Shkupi. Ai është transportuar për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konstatuar në ora 23:11.

Në aksident kanë marrë pjesë edhe një veturë „Audi A4“, e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbegovë, si dhe një motoçikletë „Honda HDV“, të cilën e drejtonte N.B. (21) nga Shkupi.

Autoritetet kompetente kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!