Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai dhe Gordana Jankullovska, sot u përballën në Gjykatën e Apelit në Shkup. Fotografia krijon përshtypje sikur Fatimja ia ka kthyer shpinën Jankullovskës, shkruajnë mediumet maqedonase. Avokatët e Jankullovskës në gjykimin e sotëm kërkuan që “bombat” të mos shfrytëzohen si dëshmi në proceset gjyqësore kundër ish ministres, transmeton Gazeta Lajm.
Në gjykim Fetai ka ardhur e veshur me ngjyra pastel: këmishë ngjyrë rozë, dhe pantallona me kombinim rozë-gri, duke tërhequr sërish vëmendjen e mediumeve, bashkë edhe me frizurën që dallon nga frizura e saj e zakonshme.