Bashkimi Demokratik për Integrim fton anëtarët dhe simpatizantët e saj në festën e fitores që organizohet në sheshin Iliria të Tetovës, me rastin e fitores në shumicën e komunave shqiptare në Maqedoni.
“Të nderuar, Ju ftojmë të merni pjese në festën e fitores tonë të madhe që do te mbahet nesër , e hënë 30 tetor, me fillim në ora 18:00 në Tetovë, sheshi Iliria, me pjesëmarrjen e Kryetarit Ahmeti dhe të gjithë kryetarëve të komunave si dhe shtabit qendror dhe shtabet komunale e lokale”, thuhet në kumtesën e BDI-së.