Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLamtumirë Adela... Nisin homazhet

Lamtumirë Adela… Nisin homazhet

​Dashamirësit e saj po bëjnë homazhet e fundit për gazetaren e njohur Adelajda Xhamani në qytetin e saj të lindjes.
Bukuroshes së ekranit do ti jepet sot lamtumira e fundit në Kavajë ku Adela e donte, pavarësisht se u largua për ti dhënë jetë ëndrrës së saj, por që u shua në mes të dielën në këtë fund tetori.

Në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” po zhvillohen përgatitjet e fundit ku të ndjerës do ti jepet lamtumira e fundit.

Në krye ndodhet fotografia e saj, ajo shkëlqen, e bukur dhe plot dritë, mirësia e saj përshkon fytyrën engjëllore sikur kërkon të thotë: ‘Që nuk jam larguar, do të jem gjithmonë pranë jush…’

Adela e donte shumë jetën, po aq dhe profesionin e saj, ndaj shokoi me largimin e parakohshëm, mërziti dhe tronditi njerëzit që e njihnin por jo vetëm. Dhimbjen më të madhe për humbjen e saj po e përjetojnë familjarët ku sot i largohet përgjithmonë pika e tyre e dobët.

E dashur Adelë u prefsh në paqe!

Homazhet

Ka qenë miku i saj i vjetër themeluesi i revistës “Who” Eraldo Rexha i cili ka lajmëruar dhe për ceremoninë mortore dhe për mbajtjen e homazheve.

“Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit… Të Dua Shumë Adela. MungonPafund”- shkruante dje Eraldo Rexho.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!