Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRradhë të gjata për të votuar në burgun e Idrizovës

Rradhë të gjata për të votuar në burgun e Idrizovës

Po kontrollohen me llampën ultra-violetë se mos kanë ardhur të votojnë për herë të dytë!

Ndonëse, të burgosurit shoqëroheshin në masa të rrepta sigurie nga gardianët, kjo situatë ndodhi të shtunën në burgun e “Idrizovës”, ku të burgosurit shfrytëzuan të drejtën qytetare për të votuar për balotazh. Ata shprehnin habi me këtë, por nga komisioni zgjedhor i vendvotimit 2536 thonë se ndonëse duket qesharake, kjo procedurë duhet të zbatohet sipas Kodit Zgjedhor.

Të burgosurit, silleshin nga qelitë në mënyrë të organizuar nga gardianët. Nga reparti i burrave deri në mesditë, interesimi për të votuar ishte në nivel të lartë, kurse nga reparti i grave, sipas kryetares së komisionit zgjedhor Sonja Stojanovska, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 17 femra, të cilat të gjitha kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në pjesën e parë të ditës.

“Të drejtë votë sot kanë 524 qytetarë të burgosur, deri më tani kanë votuar 30% e tyre, për 26 komunat në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në rrethin e parë të 15 tetorit, në listën zgjedhore të këtij vendvotimi kanë qenë të regjistruar 955 të burgosur, prej të cilëve rreth 630 patën votuar”, tha Sonja Stojanovska, Kryetare e komisionit zgjedhor – VV.

Sipas Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, të shtunën për garën e balotazhit në 35 komunat në nivel shtetërorë të drejtën e votimit kanë mundësi ta shfrytëzojnë të burgosurit në të gjitha burgjet e shtetit.

“Gjatë ditës së sotme, gjithsej 2.382 persona do të kenë të drejtë të votojnë, prej të cilëve 1.435 janë paraqitur si të sëmurë, të pa aftë ose persona që vuajnë dënimin me paraburgim shtëpiak që të votojnë në banesat e tyre. Pastaj, 939 persona janë të regjistruar në listat zgjedhore për të votuar nëpër burgje dhe 8 persona do të votojnë si të zhvendosur brenda shtetit. Që nga mëngjesi, në ora 7 janë hapur të gjitha vendvotimet në 13 institucione ndëshkues-korrektues dhe në të vetmen qendër për persona të migruar dhe procesi i votimit deri më tani është zhvilluar pa asnjë problem”, tha Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Në kantinën ku zakonisht zhvillohen vizitat e të burgosurve me familjarët e tyre, po votojnë personat prapa grilave, një ditë para se të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përveç vëzhguesit të asociacionit “Most”, procesin e votimit erdhën ta monitorojnë edhe përfaqësues të OSBE-ODIHR-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!