GRUEVSKI KERKON 50 MILION DENARE PER TE REALIZUAR DOKUMENTAR PATRIOTIK PER MAQEDONASIT
Nga publikimet e bisedave nga LSDM ne mesin e tyre eshte biseda e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakievski, ku Gruevski kërkon që nga Agjencia për Komunikime Elektronike 50 milionë denarë për dokumentarët patriotikë maqedonas.
Në mesin e bisedave që ka publikuar LSDM është edhe ajo e drejtorit të DSK-së me kryeredaktorin e TV Sitel, Llatas, ku thotë se ai “në mënyrën e vetë” e ka rregulluar pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski. Në këtë bisedë dëgjohet Mijallkov duke u ankuar se Tv Sitel nuk i mbulon ngjarjet në kohë adekuate. Poashtu është publikuar edhe biseda mes Mijallkovit dhe Jankullovskës ku Mijallkov thotë se ka kontroll ndaj tri gazetavë në pronësi të MPM-së.