Një zjarr masiv ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë, në Dubai
Zjarri sipas mediave lokale, ka shpërthyer në katin e 50-të të ndërtesës së lartë 336 metra.
Zjarri raportohet të ketë filluar në mes të kullës, dhe u përhap me shpejtësi në rreth 15 kate.
Mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa ende nuk raportohet për viktima.
Një nga të pranishmit u tha mediave se skena të jepte përshtypjen sikur një “Titanik që po fundosej”.
Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë rrethuar zonën dhe po evakuojnë edhe banorët e ndërtesave përreth.(VIDEO)