Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionLëvizja e dhjetorit 1990 ishte skenari i Sigurimit të Shtetit

Lëvizja e dhjetorit 1990 ishte skenari i Sigurimit të Shtetit

Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte skenari i Sigurimit të Shtetit që e shpëtoi diktaturën komuniste nga shpërbërja e turpshme

Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi si një skenar i konceptuar nga Komiteti Qendror i PPSH dhe Sigurimi i Shtetit, i zbatuar prej këtij të fundit. Në 1989-1990 përshpejtimi befasisht i procesit tëndryshimeve politike në vendet komuniste të Europës Lindore, që solli si pasojëdhe përmbysje në marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me vendet komuniste, dukepërfshirë edhe Jugosllavinë, me të cilët bëhej pjesa më e madhe e tregtisë sëjashtme e Shqipërisë komuniste, e çoi ekonominë e centralizuar shqiptare, qëedhe ashtu kishte marrë tatëpjetën, deri në falimentim të plotë brenda njëviti. Ky falimentim ekonomik erdhi sepse ekonomia e centralizuar komunisteshqiptare e cila, pavarësisht se çfarë thoshte propaganda e regjimit komunist,ishte praktikisht pjesë e ekonomisë së bllokut sovjeto-komunist të EuropësLindore dhe operonte në kuadrin e SEV i njohur në Shqipëri me akronimin KNER (Këshillii Ndihmës Ekonomike Reciproke). Kjo  përshkak se ekonomia e Shqipërisë mbahej me anë të tregëtisë me clearing (një version i kësaj praktike tregtare që praktikishtkonsistonte në shkëmbimin në natyrë mall me mall). Kur vendet komuniste tëLindjes e braktisën këtë formë tregëtie duke hyrë në shkëmbimet e modelitkapitalist drejtpërdrejt me valutë, ekonomia shqiptare ra në kolaps të plotë.Fabrikat dhe uzinat ndërprenë punën për mungesë të lëndës së parë të nevojshmeqë vinte nga jashtë vendit dhe të pajisjeve të këmbimit që po kështu vinin ngaimporti. Në verën e vitit 1990 regjimi komunist shqiptar shpalli praktikisht falimentiminekonomik, duke mbyllur industritë në vend dhe duke vendosur pagesën prej 80% tëpagës për punëtorët, ndonëse këta nuk shkonin të punonin në fabrika e uzina.

Rezervat ushqimore në vend ishin në minimumine tyre historik dhe regjimi komunist thjesht nuk dinte si ta ushqente popullin,me anë të ekonomisë së centralizuar shtetërore që kishte shkuar në kolaps. Dheregjimi komunist totalitar i cili kishte shtetëzuar gjithcka, kishte detyrim taushqente popullin me anë të ekonomisë shtetërore, që nga buka deri te vaji, qënga djathi deri te sheqeri, për të mos folur për mishin, qumështin, vezët, qënë 1990 shiheshin si luks. Në 1990 regjimi komunist shqiptar kishte vështirësipër t’ i dhënë popullit qoftë edhe bukën, në kuptimin më të ngushtë të fjalës,pra atë bukën e keqe që shitej në atë kohë. Të gjithë regjimet komuniste kanëpasur një supersticion për bukën, gjë që vinte prej faktit që përmbysja eregjimit të vjetër të carit në fillim të vitit 1917, çka i hapi rrugën fitoressë bolshevikëve, erdhi për shkak të kaosit dhe revoltës që u shkaktua ngamungesa e bukës. Bolshevikët qenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata e panë mesytë e tyre se si njerëzit e nënshtruar e të trembur shndërroheshin në bisha tëtërbuara nga uria totale, kur ata nuk kishin mundësi të merrnin as një racionminimal buke, sa për të mbajtur veten gjallë. Bolshevikët panë se si uria e zhdukteinstinktin e vetëruajtjes, tek ekzistenca e të cilit bazohej frika e kultivuar tepopulli nga një regjim despotik represiv. Kjo uri masive i bashkonte njerëzitnë turma dhe këto turma i shndërronte në forca sulmuese të tmerrshme, të cilate fshinin tutje çdo lloj shteti despotik. Veçanërisht të frikshme qenë këtoturma në qytete. Nëse në fshatra këto turma destruktive mund të izoloheshin nënjë territor të caktuar dhe të liheshin të treteshin nga vdekja, siç ndodhi nëUkrainë dhe Kaukazin Verior në fillim të viteve tridhjetë, në qytete dhe nëkryeqytet forca e tyre ishte e tmerrshme e papëmbajtshme. Regjimi komunist nukmund të përmbante forcën e turmave të uritura të banorëve të qyteteve, nuk mundt’ i izolonte ato dhe t’ i linte të treteshin e të vdisnin rrugëve. Edhe sikurtë kishte mundësi ta bënte këtë kjo do të thoshte që regjimi tëvetëshkatërrohej. Turmat e uritura që sulmonin dyqanet nuk mund të ndaleshinveçse duke u grirë me mitraloza, por kjo nuk ishte zgjidhje se të uriturit dotë sulmonin përsëri.

Supersticioni i bukës e bëri regjiminbolshevik që edhe pse nuk e kishin për gjë që ta mbanin popullin në një niveljetese mizerabël, me mungesa të mëdha ushqimore, të kujdeseshin që të moskalohej ai kufi pas të cilit uria bëhet e tillë sa njeriu humb instinktin evetëruajtjes, kur frika zhduket krejt.

Në verën e vitit 1990 diktatori komunistRamiz Alia e kuptoi se nëse nuk ndodhte diçka magjike që do ta shpëtonte vendinnga kriza, atëherë në dimrin e ardhshëm shteti komunist nuk do të ishte nëgjendje që t’ u ofronte as bukën shqiptarëve. Korrjet e vitit 1990 pritej tëishin më të këqijat gjatë shumë viteve për shkak se mbjelljet kishin qenë të këqija,në mungesë të naftës, pjesëve të këmbimit për traktorët, si dhe të plehravekimike. ta çonte vendin në një situatë kur do të kishte një krizë humanitareekstreme në vend, me rrezikun që gjysma e popullsisë të rrezikohej të vdistenga uria, me ç’ rast regjimi komunist do të ishte i detyruar t’ i drejtohejbotës për ndihmë, çka do të çonte në shpërbërjen e turpshme të partisë-shtetdhe të institucioneve të saj, duke nisur që nga Sigurimi i Shtetit. Këtë perspektivëregjimi komunist donte ta shmangte me çdo kusht.

Në ato rrethana regjimi komunist e shikonterrugëdaljen nga kriza në dy mënyra. Nga njëra anë duhej të ndodhte një shfryrjee madhe demografike, duke u larguar një pjesë e madhe e popullsisë jashtëvendit, çka do të sillte rënien e presionit ndaj regjimit, dhe në anën tjetër duhejtë vinin në vend ndihma të huaja ushqimore. Regjimi komunist provoi të bënte njëeksperiment të shfryrjes demografike duke përhapur fjalë me rrjetin e tij përhapjessë thashethemeve se ishin hapur ambasadat perëndimore në Tiranë për të priturrefugjatë, të cilët pastaj do të pranoheshin në vendet përkatëse si emigrantë,dhe kur ambasadat perëndimore në Tiranë pësuan dyndje me refugjatë, regjimikomunist u shtir kinse kërkonte që ata të mos shkonin jashtë vendit, por tëktheheshin në shtëpitë e tyre. Kjo ishte një lojë djallëzore e regjimitkomunist që kështu donte t’ i fajësonte vendet e Europës Perëndimore se qenë përgjegjësepër eksodin në shkallë të gjerë që do të ndodhte pas dyndjes së njerëzve nëambasada, sipas skenarëve të Sigurimit të Shtetit.

Frika më e madhe për regjimin komunist nëvitin 1990 ishte se në një situatë të katastrofës humanitare në Shqipëri, kurpopullsisë do t’ i mungonte edhe buka, dhe nga vendi do të kishte eksode masivenë drejtim të Perëndimit, vendet  europianoperëndimore,me mbështetjen e SHBA, do ta deklaronin regjimin komunist shqiptar si njërrezik për Europën, që me ekzistencën e tij përbënte rrezik për sigurinë epopullit shqiptar dhe për sigurinë europiane dhe do t’ i kërkonin në mënyrëultimative regjimit komunist shqiptar që ta dorëzonte vendin nën kujdestarinëndërkombëtare, që do të krijonte institucionet qeverisëse paskomuniste, pa pjesëmarrjene PPSH. Në fakt një kujdestari ndërkombëtare mbi Shqipërinë, por pa përmasënpolitike, ndodhi në 1991, kur për të kapërcyer krizën humanitare në vend u ndërmorOperacioni “Pelikan”, me të cilin forcat ushtarake italiane morën përsipër shpërndarjennë vend të ndihmave ushqimore për Shqipërinë. Nëse Shqipëria do të ishtevendosur nën kujdestarinë ndërkombëtare në dimrin e vitit 1990-91, atëherë nëvend do të kishin ardhur forca ushtarake ndërkombëtare dhe një i dërguar i posaçëmndërkombëtar, ashtu si ndodhi në 1997. Kujdestaria ndërkombëtare do të kishtevazhduar ndoshta për katër-pesë vite, deri në 1994-95. A do të kishte qenë mëmirë apo më keq për Shqipërinë, nisur nga ato që ndodhën më vonë?

Në vitin 1990 regjimi komunist shqiptarkundërshtonte me kryeneçësi kërkesat ngulmuese nga Perëndimi që vendi të hapejdhe të lejohej pluralizmi politik, pra në vend të ndodhnin ndryshimet politikeqë tashmë kishin ndodhur në vendet e tjera të Europës Lindore. Por regjimikomunist shqiptar mendonte se ai mund t’ i shmangte këto ndryshime dhe tëmbijetonte, për shkak të situatës në Ballkanin Perëndimor, ku Jugosllavia qëgjendej në procesin e shpërbërjes ishte duke shkuar drejt luftës, që pritej tëfillonte në veri të saj për të zbritur në jug. Ne atë kohë, SHBA dhe fuqitë e mëdhaeuropiane, duke e parë këtë luftë të paevitueshme, donin që së paku ajo mos tëdilte krejt jashtë kontrollit, çka me siguri do të ndodhte nëse lufta do tëniste njëkohësisht në të gjithë hapësirën e Jugosllavisë, me ç’ rast do tëimplikoheshin me siguri edhe vendet fqinje. Në këtë pikë, Perëndimit iinteresonte që Shqipëria të ishte stabile, pasi në rast se Shqipëria do tëhynte në kaos, duke qenë dhe shumë e militarizuar, ajo do të bëhej bazë për njëlëvizje e armatosur në Kosovë dhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë.

Në këto rrethana, udhëheqja komunisteshqiptare mendoi se Shqipëria do të trajtohej nga Perëndimi si një rast iveçantë dhe se regjimit komunist shqiptar do t’ i tolerohej që, në këmbim tëdhënies së garancisë për stabilitetin e Shqipërisë, të bënte vetëm ndryshimedekorative, si atë që diktatori komunist Ramiz Alia hodhi në qarkullim në verëne vitit 1990, dhe që e quajti “pluralizmi i mendimeve”. Ky do të zhvillohejderi në një pluralizëm politik të rremë ku Partia e Punës e Shqipërisë (partiakomuniste) të kishte si “kundërshtare” ato që me Kushtetutë ishin levat e saj,organizatat e masave, të cilat do të shndërroheshin brenda natës në subjekte politike-pjesëmarrësnë zgjedhje. Regjimi komunist shqiptar kishte llogaritur që të mbijetonteekonomikisht duke marrë ndihma nga Perëndimi që do të kishte interes tësponsoronte Shqipërinë komuniste kur regjimi do të vetëretushohej në socialist illojit perëndimor, në kuadrin e një kinse pluralizmi politik, me të cilin Perëndimido të kënaqej si zgjidhja më pak e keq që siguronte ruajtjen e stabilitetit nëvend.

Momenti kyç për lojën e regjimit ishtembledhja e KSBE (emri i atëhershëm i OSBE), që do të mbahej në Paris në 19-21nëntor 1990, që do të shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për t’ u anëtarësuar nëorganizatën e sigurisë europiane të cilën deri më atëherë e kishte shpërfillurdhe tallur. Kërkesa e Shqipërisë komuniste u refuzua falë kundërshtimit tëfortë të SHBA dhe fuqive të mëdha europianoperëndimore, që kërkuan ndryshimepolitike në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të Lindjes komuniste. Ështëinteresante se Ismail Kadare, i cili një muaj më parë kishte kërkuar strehimpolitik në Francë, në kohën e Tubimit të Parisit, kërkoi publikisht që  Shqipëria komuniste të pranohej si vend anëtar,me arsyetimin se kështu vendi afrohej me bashkësinë ndërkombëtare. Duket se mekëtë mision e çoi regjimi komunist Kadarenë në Paris si të “arratisur” një muajpara mbledhjes. Nga fundi i nëntorit 1990, kur plani i mësipërm kishte dështuar,regjimi komunist shqiptar u rrëmbye nga paniku.

Ramiz Alia dhe zyrat sekrete të diktaturëskomuniste kishin përgatitur dhe një Plan B, që duhet të bënte të mundur që diktaturakomuniste në vend, të mos shpërbëhej me turp, por të evoulonte, duke ureformuar dy institucionet e saj kryesor PPSH dhe Sigurimi i Shtetit. Sipas këtijplani, në vend do të ndodhte një lëvizje politiko-qytetare, e cila do të kërkontelejimin e pluralizmit politik, çka jo vetëm që do t’ i jepte një shans të ri përtë mbijetuar PPSH-së, por do ta shndërronte befasisht këtë parti, pikërishtpartinë komuniste që kishte ndërtuar diktaturën staliniste në vend, në njëaktor të rëndësishëm në procesin e demokratizimit të vendit.

Kështu, në zyrat e Komitetit Qendror tëPPSH u inskenua e ashtuqujtura Lëvizja Studentore e Dhjetorit, me ç’ rast njëlëvizje studentësh për kërkesa ekonomike, e bërë në kuadrin e pluralizmitramizian të mendimit, u shndrrua në lëvizje politike, me kërkesa përpluralizmin politik, të paraqitura nga një grup studentësh dhe intelektualështë privilegjuar të regjimit, të instruktuar nga instruktorët e KomitetitQendror të PPSH. Në mënyrë që këta njerëz, të cilët do të luanin rolin eliderëve të lëvizjes mos të shkonin si “qeni në vreshtë”, siç u tha njënga  instruktorët, domethënë tëdhunoheshin  gabimisht nga forcatpolicore që do të bënin përpjekje të rreme për ta shtypur lëvizjen, këtastudentë dhe intelektualë të përzgjedhur u veshën me një uniformë informale qëdo t’ i bënte ata të dalloheshin lehtë. Studentët e përzgjedhur u veshën me mexhupa lëkure të zinj, që ishin të rrallë dhe elegantë në Shqipërinë e kohës.Intelektualët, të cilët qenë pothuajse të gjithë profesorë universitarë u veshënme pardesy të bardha të modës perëndimore, të cilat gjithashtu qenë praktikishtjoekzistuese në Shqipërinë e kohës.

Këta studentë dhe intelektualë të përzgjedhurishin instruktuar gjatë tre muajve deri edhe në kurse të bëra nga aktorë tëbesuar, në mënyrë që të dinin si të flisnin para turmave, se regjimi komunistkishte preokupimin nëse këta njerëz do të mund ta realizionin misionin e tyre,duke mbledhur turmat dhe duke i hipnotizuar me karizmën dhe oratorinë e tyre,apo farsa do të dështonte. Këta njerëz do t’ i bënin dy shërbime regjimitkomunist. Së pari, do t’ i bënin të mundur që të bënte ndryshimet politike, pau dukur ato shumë si një lojë e regjimit për mbijetesën e vet me anë të njëmetamorfozë politike djallëzore. Ky është krimi i madh i atyre studentëve dheintelektualëve që mburren dhe sot e kësaj dite se kanë qenë në Lëvizjen eDhjetorit. Ata i dhanë mundësi regjimit komunist të zbatonte skenarin-farsë tëvendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, me kërkesë nga poshtë dhe meaprovim nga lart, sipas skemës tradicionale të diktaturës komuniste. Ajo që bërilëvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte se i dha mundësi Komitetit Qendror tëPPSH që të jepte licencën e pluralizmit politik në vend.

Në ato momente më e mira ishte që të lihejregjimi të mbytej në batakun ku kishte hyrë. Nëse nuk do të kishte ndodhurfarsa e dhjetorit 1990, e vendosjes së pluralizmit me dekret të Sekretarit tëParë të Komitetit Qendror të PPSH, pasi kishte marrë miratimin e KomitetitQendror të PPSH, diktatura komuniste do të kishte qenë e detyruar të shpalltefalimentimin e plotë politik dhe ekonomik dhe atëherë gjërat do të mund tëecnin më mbarë në Shqipëri. Lëvizja studentore dhe udhëheqja intelektuale esaj, që u bënë liderët e opozitës e cila doli nga lëvizja e dhjetorit, eshpëtuan e shpëtuan diktaturën komuniste nga fundi i turpshëm, dhe PPSH, partinëqë mishëronte diktaturën nga vdekja politike. Nëse fundi i regjimit komunistdhe i PPSH do të kishte ardhur kështu, atëherë asnjë komunist nuk do të mund tëangazhohej më në politikën shqiptare.

Por studentët nuk i kuptonin këto gjëra kaqthellë në atë kohë, mund të thotë dikush. Nuk e besoj aspak këtë gjë. Çdo njerinë Shqipëri, i cili ishte kundër regjimit komunist dhe që dëgjonte radiot ehuaja perëndimore në gjuhën shqipe, e kuptonte se diktatura komuniste ishte sinjë bishë e tërbuar që ka ngecur në batak, apo rërë thithëse, gjendej në përpëlitjete vdekjes, dhe se gjëja më e mirë që duhej bërë në ato rrethana ishte të lihejtë mbytej një herë e përgjithmonë. Ajo çka bënë studentët e lëvizjes sëdhjetorit, ishte se i hodhën litarin e shpëtimit bishës që kishte ngecur nëbatak dhe po mbytej atje. Çdokush që ishte kundërshtar i regjimit komunist nëatë kohë, e kuptonte, apo e ndjente me intuitë (është tjetër çështje ajo se saishte në gjendje ta artikulonte këtë ndjesi apo perceptim me fjalë) se nësepluralizmi politik në Shqipëri do të vinte me dekret të Komitetit Qendror tëPPSH, atëherë PPSH do të mund të bëhej aktor politik në epokën e demokracisë qëdo të niste me lejimin e pluralizmit, dhe vetë opozita ndaj PPSH, do të diltenga lëvizja që ia kishte shpëtuar jetën partisë komuniste, pra politika shumëpartiakeshqiptare do të luhej edhe për disa dekada si një farsë e inskenuar nga zyratsekrete të Komitetit Qendror të PPSH.

Në lëvizjen studentore kishte naivëentuziastë, të cilët kujtonin se me të vërtetë qenë duke i bërë një të mirë tëmadhe vendit, por këta kishin shkuar pas atyre mjeshtrave të instruktuar, tëcilët kishin tërhequr njerëzit me thirrje të guximshme politike. Këta mjeshtra,edhe sot bëjnë kinse nuk e kuptojnë atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Studentët pjesëmarrës në lëvizjenstudentore, të gjithë kishin mësuar historinë e PPSH në shkollën e mesme si lëndëtë detyrueshme, prandaj ata e dinin se sipas Kushtetutës në fuqi, sundimi iPPSH ishte sanksionuar si pjesë e rendit kushtetues në vend, pra asnjë partitjetër veç PPSH nuk mund të merrte pushtetin sa kohë nuk ishin shfuqizuar nenete Kushtetutës ku përmendej PPSH. Kjo gjë i bënte të pavlefshme zgjedhjetpolitike në vend, dhe ekzistencën e partive opozitare me PPSH. Edhe nëse nëzgjedhjet do të fitonte ndonjë parti tjetër veç PPSH-së, ajo nuk mund ta merrtepushtetin për shkak të ndalimit kushtetues!!! Pikërisht këtë pyetje ua kam bërëliderëve të rinj të Partisë Demokratike në ato tubimet në sallat e kinemave dhetë teatrove që mbaheshin në atë kohë dhe ku ata iu përgjigjeshin pyetjeve ngapopulli. Të gjithë ata të cilëve ua kam bërë këtë pyetje shtireshin shumë tëhabitur, ndërsa unë citoja Kushtetutën në fuqi.

Studentët, bashkë me lejimin e pluralizmitpolitik duhet që së paku t’ i kishin kërkuar Ramiz Alisë edhe shfuqizimin ngaana e Presidiumit të Kuvendit Popullor, të neneve të Kushtetutës që sanksioninpushtetin e PPSH. Por studentët nuk e bënë këtë, se ata nuk ishin instruktuar qëta kërkonin këtë gjë. Edhe partitë opozitare të krijuara pas lejimit tëpluralizmit politik, pikësëpari PD që ishte partia kryesore opozitare, pranuanqë të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare që tashmë regjimi komunist (ngapikëpamja e rendit kushtetues vendi ishte ende diktaturë komuniste ku qenëlejuar partitë e tjera veç asaj komuniste) i kishte shpallur, por kërkoi vetëmshtyrjes e datës së mbajtjes së tyre, gjë që regjimi e pranoi, për të treguarse e mirëkuptonte opozitën. Dhe kështu farsa mori rrugë. Regjimi komunist shqiptar,pasi kishte shpëtuar nga situata-kurth ku kishte hyrë, përdori alibinë e situatëssë krijuar në vend për shkak të lëvizjes studentore dhe protestave të opozitës,për t’ i hapi valvulat e shkarkimit demografik duke nxitur me qindra mijëshqiptarë të largoheshin nga vendi nëpërmjet detit dhe tokës, me anë tëeksodeve të inskenuara nga regjimi komunist, që gjithmonë nisnin me një njoftimnë televizon ku thuhej se fjalët e përhapura se do të ketë largim jashtë venditnga toka e deti, se do të hapen pikat e kalimit kufitar me Greqinë, apo do tëhapen portet detare nga ku njerëzit do ikin me anije në Itali, janë të rreme,dhe nuk duhen besuar nga popullsia. Në fakt me këtë shteti jepte sinjalin përeksod, duke bërë këto njoftime efektin e kundërt. Eksodi masiv i mbi gjysmëmilioni shqiptarëve nga toka dhe deti në muajt e parë të vitit 1991 lehtësoibarrën e regjimit komunist dhe i mundësoi atij që t’ i kërkonte botës ndihmahumanitare, kryesisht ushqimore, duke ia lënë fajin për krizën humanitareprotestave popullore. Kështu regjimi komunist mundi të mbijetonte në dimrin e vështirëtë vitit 1990-91, madje edhe të vetëlegjitimohej politikisht PPSH duke fituarzgjedhjet e para pluraliste në vend, ato të 31 marsit 1991.

Partia kryesore opozitare që u krijua sipasojë e lëvizjes studentore, Partia Demokratike, pati në krye të saj anëtarë tëPPSH-së, pra komunistë, që me këtë rast lanë teserën e komunistit (nuk dihet sekur në fakt), dhe me këtë, praktikisht pluralizmi politik në Shqipëri u bë njëproces i brendshëm i PPSH-së, në të dy grupimet e mëdha që politike që prodhoiai, nga njëra anë Partinë Socialiste, pasardhëse të drejtpërdrejtë të PPSH, dhenga ana tjetër Partinë Demokratike, pasardhëse të tërthortë (nëpërmjet liderëvetë saj) të PPSH. Që nga viti 1991 e deri më sot, Partia Socialiste, për t’ ushfajësuar për çdo gjë që shkon keq në vend, kur ajo është në pushtet, si dhe përtë shpjeguar çdo gjë që shkon keq në vend, kur ajo është në opozitë, ka treguarme gisht një njeri, liderin e PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur komunist tëpandreqshëm. Kur është fjala për të sharë Sali Berishën, njerëzit e PS-së nukngurojnë që të shajnë edhe komunizmin. Kjo është në stilin e Enver Hoxhës icili për problemet që pati Shqipëri gjatë 40 viteve që ai ishte në pushtet, fajësoinë fillim Koçi Xoxen, pastaj Tuk Jakovën e Bedri Spahiun, më vonë Liri Belishovën,më vonë akoma Beqir Ballukun, Kiço Ngjelën, Abdyl Këllezin, më vonë akomaMehmet Shehun, e pas tij Kadri Hazbiun. Të këqijat që komunisti Sali Berisha ika bërë Shqipërisë janë përgjegjësi e partisë që e edukuoi, e anëtarësoi, ebrumosi atë me frymën enveriane, duke i dhënë ato cilësi të cilat më pas ai, nëmoshën 47 vjeç, pra në moshën kur Lenini bëri Revolucionin e Tetorit, i përdoripër të marrë nën kontroll Partinë Demokratike të porsakrijuar dhe për ta bërëatë instrumentin e pushtetit të tij personal, sipas modelit enverian të zbatuarashtu si paraqitej i përthyer nën prizmin e demokracisë.

Ajo që nuk e kupton dot PS, ose bën kinsenuk e kupton, është se komunisti Sali Berisha, si lider i një partie politike tëmadhe, është njëra anë e problemit që i shkaktoi PPSH Shqipërisë me skenarin epluralizmit politik të dhjetorit 1990. Ana tjetër e problemit është vetë PS, ecila doli në politikën shqiptare sipas skenarit ramizian të politikëspaskomuniste të dhjetorit 1990. Është një parti pra, e cila e ka marrë nënsundimin e saj Shqipërinë në 29 nëntor 1944, dhe kjo parti krijoi Sali Berishënsi një përbindësh politik, të denjë për veten e saj. Historia e konfliktit tëBerishës me PS është historia e konfliktit të Frankensteinit, krijuesit të përbindëshit,me përbindëshin e krijuar prej tij. Në fakt, të dy, si krijuesi, ashtu dhekrijesa e përbindshme, qenë përbindsha. Njëjtë si PS është një parti e përbindshmepolitike, një rudiment i diktaturës komuniste, ashtu edhe Berisha është një përbindëshpolitik. Vatra e infeksionit qëprodhon bacilin pra është partia e vjetër.

Është një parti pra, PartiaKomuniste e Shqipërisë, e cila ka ndryshuar dy herë emrin, ashtu si kriminelëtqë kërkojnë të fshehin identitetin, dhe që ka krijuar një përbindësh politikunik në llojin e vet, me Sali Berishën, e cila parti është përgjegjësetekefundit edhe për bëmat e Berishës. Sado palë zgjedhje të fitojnë PS dhe PD,ato nuk fitojnë dot legjitimitet politik dhe koha e dominimit të tyre nëpolitikën shqiptare vetëm sa zgjat epokën e nisur në 29 nëntor 1944, duke qenëperiudha që nga dhjetori 1990 e deri më sot, vazhdim për inerci i periudhëskomuniste. Pavarësisht nga ndryshimet që kanë ndodhur në këtë periudhëpaskomuniste, pavarësisht se sa ka përparuar integrimi i vendit, një gjë ështëbërë e qartë, si trendi sundues i kësaj periudhe të quajtur e tranzicionit dheky është paaftësia e partisë komuniste të reformuar, si strukturë, si dhe ekomunistëve të katapultuar në parti të tjera, për të qenë diçka tjetër përveçsepjesë e problematikës së Shqipërisë.

Sado që të reformohet në dukjePS, fryma strukturore e saj e saj mbetet ajo e PPSH. Nuk mundet që në një trupbishe, p.sh. të ujkut, të transplatosh zemër njeriu. Ngulmimi i të rinjve përta ruajtur partinë e vjetër me emër të ndryshuar, tregon se ka një konspiracionqë kalon nga brezi në brezi (komunistët e quanin shumë të rëndësishëmkonspiracionin), për ruajtjen e instrumentit të sundimit të vendit. Nuk ështërastësi që kjo parti dhe Berisha si off-spring i saj i hershëm, e përdorinpushtetin për të prodhuar totalitarizëm politik, ndërinstitucional, ekonomik,administrative etj., ashtu si paraqitet i përthyer nën prizmin e realiteteve tësotme kushtetuese të vendit, duke e deformuar rendin kushtetues në të gjitha përmasate tij që nga ajo politike te ajo ekonomike. Ky është fakt. Prandaj, asgjësimi ikësaj kuçedre me frymë totalitare, është parakushti që të ketë një shans për tëfunksionuar rendi kushtetues në Shqipëri.

Në origjinë të problemitpolitik që ka Shqipëria është pra mosagjësimi i organizatës terroriste komunistetë krijuar në 1941 dhe që mbijeton ende duke ndryshuar emrat. Shqipëria nukmund të shpëtojë nga e keqja që gjenerohet në politikën e saj nëse nuk asgjësonvatrën e infeksionit dhe të prodhimit të bacileve politike. Me zhdukjen ePS-së, PD e Lulzim Bashës do të zhduket shumë lehtë si krijesë politike epluralizmit të licencuar nga Komiteti Qendror i PPSH në dhjetor 1990.

E gjithë kjo nuk është njëkauzë e shtresës tradicionalisht antikomuniste të vendit, por është para tëgjithash një kauzë e të gjithë atyre njerëzve të cilët nuk shikojnë alternativëtë mirë për jetën e tyre në realitetin e përbindshëm që kanë krijuar këto dyparti në vend. Është pra një kauzë e pjesës më të madhe të familjarëve të 160mijë komunistëve që kishte Shqipëria në 1990, po aq sa e shqiptarëve të cilëtnuk kanë pasur komunistë në familje, e as janë përndjekur drejtpërdrejt ngadiktatura komuniste. Është pra një kauzë e atyre që u është mohuar shansi përtë jetuar në dinjitet dhe mirëqenie duke zhvilluar aftësitë e tyre në vendin etyre./Kastriot Myftaraj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!