Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDONI TE BENI GJUME TE MIRE?

DONI TE BENI GJUME TE MIRE?

Ja disa menyra qe ju ndihmojne  qe te beni nje gjume me te mire

Shumë njerëz e kanë problem fjetjen dhe nganjëherë e kanë të vështirë të bien në gjumë për shkaqe të ndryshme.  Ja disa këshilla në vijim, të mbledhura nga burime të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.

Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë ose imagjino një vend të qetë.

Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. Çka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.

Bëj një rutinë gjumi. Me fjalë tjera mundohuni të shkoni për të fjetur gjithmonë në të njëjtën kohë e gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën orë.

Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saj e biles edhe çaji.

Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.

Mundohu që gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën kohë edhe ditëve të pushimit ,e jo të vazhdosh gjumin derisa mendon se je ngopur.

Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar. Mundohu të gjesh temperaturën që u përshtatet.

Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht.

Për ju që dëshironi qetësi maksimale përdorni kufje për ti mbyllur veshët.

Nëse keni dhimbje në nyje apo kokëdhembje, merr një hap kundër dhembjes para kohës së gjumit (sigurohu që nuk përmban kafeinë).

Shmang leximet stimuluese apo show televiziv vonë gjatë natës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!