Danimarke-Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kafe në Kopenhagen dhe si pasojë 1 person ka mbetur i vdekur dhe 3 efektivë policie janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një kafene ku po diskutohej për islamin dhe lirinë e fjalës.
Takimi u organizua nga artisti suedez Lars Vilks, i cili ishte dhe në shënjestër nga ekstremistët islamikë për karikaturën e Profetit Muhamed në vitin 2007.
Organizatorja e takimit në kafenenë Krudttoenden Helle Merret Brix deklaroi se artisti Vilks nuk është prekur nga plumbat.
Ndërsa sipas mediave vendase, në takim merrte pjesë edhe ambasadori francez, i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter shkruan: Jam gjallë!
Sipas mediave daneze terroristët kanë qëlluar të paktën 30 herë më armë dhe më pas janë larguar menjëherë.