Prishtinë, 14 shkurt – Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi për RTV21, theksoi se afera e përgjimeve nuk është diçka e re, e cila tash po ndodh në këtë vend.
Këto afera kanë ndodhur edhe në të kaluarën nga xhelatet e djeshëm që sot po paraqiten si viktimë.“Ish shefi i DSK-së është nënshkrues i dosjes time. Nuk besoj se do jetë kredibil ky gjyq, fola me ambasadorin e BE-së Orav, ideja është që të ngrisim gjyq special me asistencë të plotë të ndërkombëtarëve.
Këtu përgjojnë nga brenda, nga jashtë dhe këtë e kam pasur që në moshë të re. Pra, është degjeneruar demokracia dhe shteti ligjor dhe janë parashenja të një sëmundje të madhe, bllokimi i procesit integrues.
Mua nuk më shkakton kurrfarë përshtypje kjo, por kur survejohen pjesëtarë të familjes, kjo shkakton neveri”, theksoi Thaçi.