Bashkimi Demokratik për Integrim ka përsëritur kërkesën për ndërmjetësim ndërkombëtar në dialogun midis LSDM-së dhe VMRO-DPPMNE-së lidhur me rastin “Puç” dhe aferën e përgjimeve. Sipas BDI-së, ky ndërmjetësim është i domosdoshëm për shkak të rezervave që kanë qytetarët, por edhe vet BDI-ja në sistemin gjyqësor. Partia e Ahmetit gjithashtu fton LSDM-së që të kthehet në Kuvend ku siç thekson do të gjej partneritet tek BDI-ja.
“Vendi i LSDM-së është në kuvend ku do të gjejë partner tek BDI-ja. Ndërsa, lideri i BDI-së ftoi edhe Brukselin zyrtar që të përforcon ekipin ndërmjetësues midis VMRO-DPMNE dhe LSDM edhe me ekspert që do ta kishin monitoruar procesin në rastin “Puç” për arsye se rezervat e qytetarëve për gjyqësorin janë të mëdha, përfshirë edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim. Për ta fituar besueshmërinë dhe kredibilitetin nga të gjitha palët e përfshira në këtë aferë kaq të madhe, Brukseli nevojitet që të delegon ekip të fuqishëm politik dhe ekspert sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në komunikatën e BDI-së pasi takimit që kreu i kësaj partie Ali Ahmeti, pati në ambasadën e Gjermanisë në Shkup me grupin e deputetëve të Bundestagut gjerman për bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore.