Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionA jemi ne shqiptaret tolerante te besimeve?

A jemi ne shqiptaret tolerante te besimeve?

A jemi ne shqiptaret tolerante te besimeve?

Gjej rastin per te folur ne lidhje me kete teme ne momente ku vemendja e mediave nuk qendron ne kete pike, jo me qellimin e paqellimte per te folur jashte teme, por me objektivin per te shpalosur ate qe me nje shtirje te denje per filma mundohemi te shpalosim sa here kamerat e televizioneve drejtohen nga ne.

Nuk ka nevoje per anketime, sondazhe apo pyetesore te shpeshte pasi secili nga ne mund ta vereje nivelin e shumices derrmuese te popullit shqiptar ne raport me cilindo nga besimet fetare. Te shmangur qellimisht nga politika terrorizuese e diktatures komuniste, neglizhues ndaj lirise se besimit kur e fituan dhe te pushtuar nga babezia materialiste shqiptaret jane larguar me teper se kurre nga orientimi hyjnor dhe dite pas dite zhyten nen presionin mbytes te rrenimit social e kulturor.
Nuk dua te paraqes fene si bazen e kultures, por dua te parashtroj ckulturizimin e pjeses derrmuese me nje nga pasojat edhe mos-besimin. Njerez dembele, te pandergjegjshem, te prirur ndaj fjaleve te kota ne vende te padobishme dhe qenie parazite mbushin kafenete e qyteteve cdo dite. Degradime te papara ne kohe nga ky popull kthehen gjithmone e me fuqishem ne syta tane e si rrjedhoje breza me boshllek te madh shpirteror rriten ne kete vend.
E me pas, kur dicka interesuese per nje pale te trete vihet ne skene, populli dhe dhe feja kthehen ne marioneta te nje teatri te shemtuar qe luhet per nje audience te painformuar mbi realitetin.
Ne fakt shqiptaret jane indiferente ndaj besimit, ose te pakten deri ne piken ku nje i paditur pretendent si besimtar ofendon paturpshem te gjithe besimtaret e kampit tjeter religjioz dhe ketu fillon shamata virtuale ne faqe te ndryshme te facebook-ut. Mjafton te kujtojme viziten e Papes, sulmet e pajustifikueshme terroriste te pseudo-islamikeve neper bote qe te kuptojme urrejtjen qe shqiptaret kane per besimet e krahut tjeter ndaj tyrit. Eshte moralisht e papranueshme qe ne mase, nje popull perbrenda aspak-pranues per bindjet e tjetrit, aspak tolerant te luajne nje film te vjeter ne syte e nje audience te gjere.
Jemi thjeshte nje grumbull i vogel njerezish ne kete bote kaq te madhe, por kjo nuk na pengon ta shfletojme faqen e interest aty ku na pershtatet me shume here pas here ne varesi te cfardolloj pikepamje te kemi per situata te ndryshme. Askujt nuk i intereson fjala besim fetar nese trumbetohet diku tolerance mes shqiptareve ne kete aspekt, ama kjo ndodh sepse tema per te cilen diskutohet eshte pa problem e paperfillshme, ama po aq cuditshem shqiptaret kthehen ne ujqer mbrojtes te dogmave fetare qe perpiqen te perfaqsojne ne rast se nje kokekrisur del dhe publikisht ofendon dike tjeter.
Ketu besoj te gjithe bashkohen ne idene se asnje s’di cfare te mendoje; a jemi tolerante e te mirekuptueshem, besimtare te flakte deri ne piken e fundit apo thjeshte asgje me shume se te verbuar ndaj interesit te vazhdimesise se nje diskutimi apo problem.
Si cdo ceshtje tjeter, e pazgjidhshme ne kete vend me më shume problem se kurre me pare mbetet vetem te perpiqemi qe individualisht te krijojme te vetja ate qe duam te shohim tek te tjeret. Sepse jemi te pafuqishem per te kontrolluar nje vetedije te pallogjikshme te nje populli qe s’po gjen dot identitetin e vet.

Autor: Reil Sokolaj

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!